Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ministria shpall provimet e Maturës, në cilat datat zhvillohen

02/01/2019
DATAT E REJA/ Provimet e lirimit, ministria e Arsimit ndryshon datat për shkak të zgjedhjeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Arsimit ka bërë publike datat e provimeve të Maturës të cilat do të zhvillohen përgjatë muajit qershor.

Provimet fillojnë më 7 qershor e përfundojnë në datën 24 me të vetmin provim me zgjedhje. Lënda e Gjuhës së Huaj do të jetë i pari provim, i pasuar nga Gjuha Shqipe e Letërsia më 12 qershor dhe Matematika pesë ditë më vonë.

Për tri provimet e para, maturantët kanë kohë pesë ditë ndërmjet për t’u përgatitur, ndërsa për lëndën me zgjedhje kanë një javë afat. Për hartimin e fondit të pyetjeve për provime do të përzgjidhet një grup ekspertësh, ndërsa teza me pyetjet finale, si çdo vit do të zgjidhjet automatikisht.

Si provimet me detyrim, ashtu dhe ai me zgjedhje do të kenë të njëjtën kohëzgjatje, 2 orë e 30 minuta, ndërsa vlerësimi i tyre do të kalojë në dy duar korrigjuesish. Por më parë, drejtoritë e shkollave janë të detyruara të zhvillojnë konsultime për maturantët gjatë orëve të mësimit.

Matura 2019 këtë vit vjen me disa risi, për të cilat gjimnazistët janë informuar që vitin e kaluar përmes një udhëzimi të posaçëm. Nga dy, maturantët do t’i nënshtrohen vetëm një provimi, të cilin do ta caktojnë që në fillim të muajit janar me plotësimin e Formularit A1, fillimisht në portalin qeveritar e-albania dhe më pas në portalin e Maturës Shtetërore.

Këtë pjesë do ta kenë më të lehtë, pasi MAS ka reduktuar ndjeshëm numrin e lëndëve me zgjedhje, duke e çuar nga 24 alternativa në tetë të tilla. Përveç lëndës me zgjedhje, në formular ata do të duhet të zgjedhin dhe gjuhën e huaj që dëshirojnë të testohen: anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht.

Tags: matura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.