Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lirohet biznesmeni nga Elbasani, i sekuestruan 70 milionë lekë pasuri

29/12/2018
I dogjën servisin, kush është pronari që u arrestua pak ditë më parë nga policia

Elton Kila

Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Elbasanit ka liruar Elton Kilën, pas më shumë se dy muaj nga arrestimi i tij, shkruan panorama.

Vendimi është dhënë dy ditë më parë nga Gjykata, e cila e ka lënë të riun me detyrim paraqitjeje. 37-vjeçari u arrestua më 18 tetor për llogari të drejtësisë italiane. Elton (Kastriot) Kila akuzohej në shtetin fqinj për disa vepra penale si “Pjesëmarrja në një organizatë kriminale”, “Trafik narkotikësh”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim të rremë”.

Por lirimi i tij ka ardhur pasi Kila e ka kryer tashmë dënimin njëherë për këto vepra penale në Itali shumë vite më parë, kur ndodhej emigrant në këtë shtet. Pak pas lirimit, i riu ka shprehur mirënjohje për ata persona që i kanë qëndruar pranë pas arrestimit. “Falënderimi i takon Allahut të vetëm pa shok.

Dhe një falënderim i madh për të gjithë miqtë e mi që më mbështetën në ditë të vështira. Dhe keqardhje të madhe për ata që përdorin fatkeqësitë e tjetrit për arsye të tjera dhe kanë kërkuar lekë nëpërmjet ‘Facebook’-ut në emrin tim. S’di ç’emër t’i vë kësaj, shumë ordinerë përfituan nga rasti. Por unë e kam lënë në dorë të Zotit. Faleminderit të gjithëve”, shkruan Kila në “Facebook”.

I riu nga Elbasani shfaqte një jetë luksoze në rrjetet sociale, ku nuk mungonin fotografitë me makina të shtrenjta si dhe udhëtimet në vendet ekzotike. Rreth një muaj pas arrestimit të 37-vjeçarit, Prokuroria e Elbasanit sekuestroi pasurinë e Kilës, që arrinte shumën e 71 milionë lekëve. Por sipas organit të akuzës, vlera e pasurive në treg është disa herë më e madhe. Sekuestrimi i pasurisë u bë për shkak të dyshimeve se ajo mund të vinte si rezultat i aktivitetit kriminal të Kilës në Itali.

Mes pasurive të sekuestruara ishin disa ndërtesa, një kompani për tregtimin e makinave. Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga Kila të deklaruara në deklaratat noteriale kap shumën prej 70. 819.000 lekësh të rinj. Vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe.

Gjithashtu, 37- vjeçarit i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitjeje të mjeteve, të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale. Pritet që Gjykata e Elbasanit të marrë vendim lidhur me sekuestrimin e këtyre pronave, për konfiskimin e tyre ose heqjen e sekuestros.

Tags: elton kila

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
Aksident tragjik në autostradën Fier Vlorë, 4 persona humbin jetën, shuhet gjithë familja

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë–Milot, makina ndahet përgjysëm, humb jetën një pasagjere

24/04/2026
Lefter Koka: Përgjegjësinë për inceneratorin e Elbasanit e ka qeveria

SPAK kërkon rikthimin në burg të Lefter Kokës, pas lirimit nga Apeli. Por ku është ai

24/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
Aksident tragjik në autostradën Fier Vlorë, 4 persona humbin jetën, shuhet gjithë familja

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë–Milot, makina ndahet përgjysëm, humb jetën një pasagjere

24/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.