Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vjedhja e zyrës ku paguheshin gjobat, policia e Durrësit sqaron ngjarjen

04/12/2018
Durrës, “Shkozeti 2015” prangos 34-vjeçarin bllokon edhe lëndë eksplozive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Durrësit  sqaron vjedhjen e ndodhur ditën e djeshme në zyrën ku paguheshin gjobat.

Sipas njoftimit për mediat, Policia thotë se ka arrestuar dy të rinj të identifikuar si:Ekilian Bibi, 27 vjeç banues në Durrës dhe Xhani Ymeri, 30 vjeç banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”;

Policia sqaron se shuma e vjedhur në zyrën ku paguheshin gjobat nuk ka qenë 2 000 000 lekë por 20 000 lekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Sqarim për mediat 

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale mbi vjedhjen e zyrës ku paguhen gjobat, ju sqarojmë se:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka dhënë njoftim gazetarëve të Qarkut Durrës e shoqëruar me video, (ditën që ka ndodhur ngjarja, datë 01.12.2018 ) publikuar edhe në ËEB të Policisë së Shtetit.

Pak orë pas ngjarjes, nga ana e Forcave të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar.

Sqarojmë që nuk janë vjedhur 2 000 000 lekë , por 20 000 lekë.

Më poshtë, ju ridërgojmë njoftimin për shtyp të dhënë më datë 01.12.2018:

Durrës

Goditet një tjetër grup që kryenin vjedhje në Qarkun e Durrësit.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Dokumentohen me prova shkencore 3 vjedhje të dyshuara të kryera prej tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës më vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve në fushën e veprave penale kundër pasurisë kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve, konkretisht:

• Xhani Ymeri 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale” Vjedhja”;
•Ekilian Bibi 27 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm ditën e sotme , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur zyrën ku paguhen gjobat ku kanë marrë 200 000 lekë (të vjetra).

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin janë autorë edhe të ngjarjeve si më poshtë vijojnë:

Më datë 27.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dhomën e Imazherisë në Spitalin Pediatrik Durrës.

Më datë 30.11.2018 , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetases A.Ç. ku kanë marrë dritare dhe dyer duralumin dhe i kanë shitur në një pikë grumbullimi hekurash.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një pjesë e pajisjeve të vjedhura në zyrën e Imazherisë;
•dyert dhe dritaret duralumin të vjedhura në banesën e shtetases A.Ç.
• doreza, pinca dhe kaçavida.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim ” parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Tags: policia e durresitsqarimevjedhja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.