Futbollisti i Kombetares Shqiptare Eros Grezda duket se nuk do ta harrojë lehtë ditën e sotme.
Kjo pasi mesfushori ka shkruajtur emrin e tij në listën e golashënuesve të gjigandit skocez Glausgow Rangers. Grezda shënoi një dopietë në fitoren që Rangers regjistroi në shtëpi 7-1 ndaj Motherwell. Shqiptari e nisi titullar takimin, teksa shënoi golin e tij të parë në minutën e 67-të të takimit.
Pas 7 minutash lojë, Grezda kompletoi dopietën personale në këtë takim, ndërkohë që për Rangers kishin shënuar më parë Arfield dopietë dhe Tavernier, Morelos e Middleton.
https://youtu.be/pswMwqFXJ9A
https://youtu.be/Oy0_GAZbD2E




