Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Rama mban peng dosjen “339”, mbron Dakon nga arrestimi

10/11/2018
PD: Rama mban peng dosjen “339”, mbron Dakon nga arrestimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike risolli në vëmendje edhe këtë të shtunë akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Në një dalje për mediat, deputetja demokrate Albana Vokshi, akuzoi kryeministrin Rama se po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë provën që çon në burg Vangjush Dakon, dosjen “339”.

Vokshi tha se Vangjush Dako është  autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat dhe si i tillë duhet të arrestohet pa vonesë.

Çdo ditë në liri, shtoi Vokshi, Dako shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Deklarata e plotë e Vokshit

Dosja  “339” që Edi Rama po e mban te kyçur në sirtarët e Prokurorisë është prova që çon në burg Vangjush Dakon si autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

Dosja “339-a” është faktimi i asaj  që panë  vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!
Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Dosja “339” vërteton pa asnjë dyshim më :

•          Se Zgjedhjet e 2017-ës u blenë bashkë me krimin,
•          10-15 deputetë u blenë nga krimi,
•          Se ky Parlament është i paligjshëm dhe
•          se Edi Rama është një kryeninistër i paligjshëm dhe provat për këtë Prokuroria i ka në dosjen “339”!

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Tags: Albana vokshiPDvangjush dako

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.