Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Larg tensioneve për pak çaste, Meta pritet nga Ipeshkvi Donato Oliverio në Kalabri

07/11/2018
FOTO/Larg tensioneve për pak çaste, Meta pritet nga Ipeshkvi Donato Oliverio në Kalabri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pse situata në Shqipëri është ende në tension, lidhur me zhvillimet e fundit Meta-Rama, Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, ka vijuar me vizitën e tij në Kalabri.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kalabri mësohet se Meta është takuar me Ipeshkvin e Eparhias së Ungrës (Eparkia e Lungros), Hirësinë e Tij Donato Oliverio si dhe me autoritetet vendore e përfaqësues të bashkësisë arbëreshe, të cilët organizuan një pritje madhështore me shumë emocione, festime, këngë dhe valltarë të veshur me kostume tradicionale arbëreshe.

Gjatë takimit të ngrohtë që zhvilloi me udhëheqësit fetarë të Eparhias së Ungrës, Presidenti Meta mirëpriti me kënaqësi propozimin e tyre për krijimin e një Këshilli që do të punojë për ruajtjen e zakoneve, tipareve dhe riteve identitare arbëreshe, duke premtuar mbështetjen personale e institucionale, sidomos në këtë Vit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Arbëreshët janë një pasuri e vyer, madje edhe ndërkombëtare, sepse ata ruajtën të paprekur zakonet, ritet, traditat, kulturën dhe gjuhën e kohës së madhe historike të Arbërit. Pa arbëreshët nuk do të kishte Rilindje Kombëtare shqiptare, madje as Shqipëria, dhe as Kosova nuk do të ekzistonin sot e kësaj dite.” – vuri në dukje Presidenti i Republikës.

Më pas Kreu i Shtetit mori pjesë në meshën e shenjtë përkujtimore të mbajtur në Katedralen e Lungros për nder dhe në kujtim të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Duke iu drejtuar besimtarëve dhe të pranishmëve të shumtë, ai theksoi se:

“Është një nder i jashtëzakonshëm të marr pjesë në këtë meshë përshpirtjeje dhe bekimit të kujtimit e frymës së Gjergj Kastriotit, i cili jo vetëm përcaktoi identitetin europian të shqiptarëve, por ishte dhe do të jetë shqiptari më i gjallë ndër të gjithë shqiptarët.

Gjatë kësaj meshe të përshpirtshme Presidenti i Republikës vlerësoi Imzot Donato Oliverio me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Tags: Ilir Metakalabrivizita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.