Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Derexheja e sportit shqiptar’, deputeti tregon si përçmohet nga shteti kampioni i Europës

13/10/2018
‘Derexheja e sportit shqiptar’, deputeti tregon si përçmohet nga shteti kampioni i Europës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka analizuar gjithë situatën në të cilën ndodhet sporti shqiptar.

Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, deputeti e titullon’ Derexheja e Sportit’, pasi për të ka shumë probleme dhe pse është miratuar një ligj për sportin.

Sporti është në mëshirë të fatit, pasi Boçi thotë se nuk financohet dhe as nuk flitet për të. Këtu ai ndalet tek përçmimi dhe mosvlerësimi ndaj sportistëve duke sjellë dhe raste konkrete.

Reagimi i plotë

DEREXHEJA E SPORTIT
Megjithëse u miratua me tam-tame, vetëm pas katër vitesh në qeverisje, Ligji për Sportin u paraqit sikur do sillte mrekullinë e tetë në Shqipëri.
Ishte postjehona e europianit të kombëtares e pragzgjedhjesh dhe paragrafët e ligjit u shoqëruan me emfaza që po t’i lexosh e t’i krahasosh me gjendjen e sportit e sportisteve elitarë sot, te vjen një ndjenjë përzierje e pandarë.

Sporti sot as financohet, (vetem) as mbështetet dhe për atë as nuk flitet, përjashto ndonjë mohikan. Në këtë derexhe është sporti. Ndërsa ndërtimet e stadiumeve, apo ndonjë terreni, dukshëm nuk janë qarje zemre për të, por për ndërtuesin-klient të rradhës. Rastet e përçmimit e mosvlerësimit të sportistëve elitarë janë të shumta.
Po sjell sot vetëm një.

Atë të Briken Caljes, i shpallur para pak ditësh qytetar nderi i Cërrikut. Brikeni Calja është peshëngritës i Ekipit Kombëtar që nga 2005. Prej 14 vitesh Kampion Kombëtar absolut.
18 Medalje ari europiane dhe 2 Medalje bronzi botërore.  1 medalje në Lojrat mesdhetare.

Sportisti me rezultatet më të larta në Lojrat Olimpike.
2 here Kampion Europe në kampionatin e fundit në Rumani 2018. Kampion i trefishtë i Europës me 3 medalje Ari.
Megjithëse ka lartësuar flamurin shqiptar, Brikeni nuk është pritur ende nga asnjë instutucion shtetëror, duke filluar nga Bashkia Tiranë, Ministria e Arsimit e Sportit, Kryeministria. Me e keqja është se Brikenin duan ta shpërblejnë vetëm për një medalje.
Por as këto para nuk ja kanë dhënë prej 28 marsit, kur u shpall dhe Kampion Europe.

Kjo është e vërteta e hidhur e sportistëve që vuajnë mosvlerësimin moral e financiar të shtetit të sotëm.

Tags: Luciano BocireagimSHQIPERIsport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.