Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sherr për një grua, ylli i Barcelonës i thyen hundën këngëtarit të njohur

12/10/2018
Sherr për një grua, ylli i Barcelonës i thyen hundën këngëtarit të njohur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Transferimi në Superligën turke nuk po shkon aspak mirë për ish-mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan, i cili është përfshirë në një skandal vërtetë të madh ditëve të fundit. Sipas mediave turke, Turan është përfshirë në një incident në një klub nate. Duke iu referuar këtyre burimeve, 31 vjeçari ka sulmuar këngëtarin e njohur të rrymës pop, Berkay, të cilit i ka shkaktuar fraktura në hundë.

Gazeta turke “Haberturk “raportoi se palët u përleshën pasi Turan bëri vërejtje provokative ndaj gruas së këngëtarit, Ozlem Ada Sahin.

“Po të mos isha martuar, nuk do ta kisha humbur një vajzë si ti.”-mësohet t’i jetë drejtuar Turan bukuroshes turke.

Turan dyshohet se vizitoi Berkay-in në spital, i armatosur dhe duke i thënë atij:

“Nuk e dija se ajo është gruaja jote. Më vjen keq, më vrit mua.”

Gjithashtu, Turan ka sqaruar edhe ngjarjen në rrjetin social Instagram,

“Dua të bëj një deklaratë për lajmet në gazeta. Ishte një argument në ditën time në vendin ku shkova me miqtë e mi, por arsyeja nuk ka të bëjë me nderin dhe pastërtinë siç është raportuar. Nuk është e mundur që të jetë kështu.”-komunikoi Turan përmes rrjetit social.

Turan, i cili iu bashkua Basaksehirit me kredi në merkaton e janarit është i njohur për konfliktet. Në maj, ai u gjobit me 7,000 sterlina dhe u ndalua për një rekord prej 16 ndeshjesh pasi sulmoi një ndihmës gjyqtar gjatë një ndeshje të Superligës Turke.

Vitin e kaluar, ai u përjashtua nga skuadra kombëtare turke nga menaxheri i atëhershëm Fatih Terim pasi Turan u përfshi në një zënkë me një gazetar sportiv.

Tags: arda turanbarcelona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

27/08/2026
Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

27/08/2026
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

27/08/2026
DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”

DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”

27/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

27/08/2026
Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

27/08/2026
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

27/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.