Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëshmia e ish-oficerit, flet për herë të parë deputeti Rraja: Vajza e kreu denoncimin nga xhelozia

27/09/2018
Dëshmia e ish-oficerit, flet për herë të parë deputeti Rraja: Vajza e kreu denoncimin nga xhelozia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i PS në qarkun e Durrësit Rrahman Rraja mohoi dje akuzat e ngritura nga ish-nënkomisari i Stacionit të Policisë së Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu.

Në një intervistë për “Panorama”, deputeti u shpreh se nuk e ka takuar asnjëherë më parë oficerin e policisë dhe i cilëson akuzat si një sajesë.

“Unë nuk e njoh fare këtë person dhe as nuk kam shkuar ndonjëherë në zyrën e tij. Gjithçka që ai thotë është një sajesë, ndoshta për të përfituar azil politik”, u shpreh deputeti, ndërsa tregon edhe precedentin e djalit të tij që lidh me Stacionin e Policisë së Fushë Krujës.

“Djali ka patur një problem me një vajzë para dy vitesh me të cilën u nda sepse u lidh me një tjetër. Kjo ndarje është sqaruar në Komisariat. Në fakt, ajo ka bërë një deklaratë, dy ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha bëri postimin e tij në ‘facebook’ duke thënë se familja ime është e respektueshme në rrethin e Krujës dhe se me këto postime duan t’i ulin dinjitetin. Ajo kishte thënë se problemet që ka patur i kishte zgjidhur me djalin tim”, tha Rraja, i cili sqaron në versionin e tij se vajza e nxitur  nga xhelozia ka bërë një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr.

“Denoncimin e kreu nga xhelozia se djali im u lidh me një tjetër. Këtë kallëzim ajo e sqaroi përsëri në komisariat”, shton deputeti socialist.

Po ashtu, ai ka mohuar edhe akuzat se në Stacionin e Policisë ka qenë me vëllanë dhe kreun e bashkisë, Artur Bushi.

“Jo, jo as që bëhet fjalë. Nuk e di pse është shprehur kështu ish-nënkomisari, por nuk e kam takuar asnjëherë”, tha Rraja.

Zbardhur nga Gazeta Panorama

Tags: deklaratadeputeti i psrrahman rraja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.