Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Deputeti: Bujqësia në moment kritik, hidhini paratë për fermerët, ndryshe do t’ju braktisin

15/09/2018
VIDEO/Deputeti: Bujqësia në moment kritik, hidhini paratë për fermerët, ndryshe do t’ju braktisin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë një takimi me fermerët në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit, i shoqëruar dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, deputeti i LSI, Edmond Panariti i kërkoi qeverisë shqiptare që të investojë dhe të hedhë para tek fshati, fermeri për investime prodhuese.

Panariti tha se qeveria duhet të heq dorë nga shpenzimet e saj marramendëse për dixhitalizimin dhe investimet jo prodhuese, dhe të mbajë fjalën e dhënë fermerëve për paratë e subvencioneve.

Sipas deputetit, ne tashmë kemi rrëshqitur përsëri në bilancin negativ të rëndë të bujqësisë dhe për rrjedhojë bujqësia ndodhet në një moment shumë kritik. Prandaj ai kërkon që t’iu jepet para bujqësisë.

”Ky është një mesazh i prerë i qartë, kategorik, ndryshe më pas fermerët nuk do ti besojnë më, do t’ju braktisin dhe natyrisht nuk do keni më fytyrë për tu kërkuar as mbështetje dhe as vota” është shprehur Panariti.

Prononcimi i plotë i Edmond Panaritit 

Dhe një bujqësi që nuk mbështetet është një bujqësi që është thjesht e mbijetesës nuk mund të jetë një bujqësi që është konkurruese dhe për rrjedhojë nuk mund të jetë as fituese. Prandaj ato para të cilat tashmë ju po i shpenzoni pa kursim për dixhitalizim dhe investime jo prodhuese, hidhini tek fshati, hidhini tek fermeri në mënyrë që ai të jetojë me nder, në mënyrë dinjitoze dhe të mos marrë arratinë sikundër e ka marrë tashmë drejt emigracionit, por t’i kthehet punës dhe prodhimit. Ky është mesazhi jonë i qartë. Mesazh që unë e bëj në emër të fermerëve, të cilët unë i kam takuar me dhjetëra e qindra këto ditë në lëvizjet që kam bërë dhe që ka qenë një mesazh i zëshëm.

Në rast se ju nuk i mbështesni fermerët ata nuk do të aplikojnë më. Nuk do të aplikojnë më sepse nuk do t’iu besojnë më. Pavarësisht se shpallët me të madhe që i thjeshtuat procedurat tashmë me një kartë identiteti, nuk ka për të aplikuar më njeri për sa kohë premtimet nuk shoqërohen me realizime. Pra ata nuk përfitojnë paratë, nuk do të besojnë më dhe për rrjedhojë bujqësia ngelet këtu ku është, e pa financuar poshtë mesatares së rajonit, një bujqësi e mbijetesës dhe një bujqësi jo konkurruese. Në rast se ne do ti referohemi statistikave bujqësore të cilat për një çudi nuk po bëhen publike, por që ne kemi të dhënat tona sepse marrim të dhënat nga grumbulluesit, nga fermerët. Ju do shikoni që kemi një përkeqësim të bilancit të bujqësisë në krahasim me vjet. Vjet në këtë periudhë kemi pasur një rekord historik të bujqësisë.

Unë sapo isha në përfundim të mandatit tim si ministër. Ne kemi pasur 20% më shumë eksporte të fruta-perimeve. Ndërkohë kemi një bilanc negativ këtë vit dhe bujqësia përsëri po rëndon bilancin negativ i cili e mori veten, u përmirësua, nga 1 me 7 shkoi në një me 3.8. Ne tashmë kemi rrëshqitur përsëri në bilancin negativ të rëndë të bujqësisë dhe për rrjedhojë bujqësia ndodhet në një moment shumë kritik. Prandaj jepini para bujqësisë. Ky është një mesazh i prerë i qartë, kategorik, ndryshe më pas fermerët nuk do ti besojnë më, do t’ju braktisin dhe natyrisht nuk do keni më fytyrë për tu kërkuar as mbështetje dhe as vota.

https://www.facebook.com/panaritiedmond/videos/244345032894901/

Tags: bujqesidardhasEdmond Panaritikorcepogradec

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.