Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DENONCIMI/Mbyllen 18 shkolla në Lushnjë, mësuesit shoqërohen në komisariat

09/09/2018
DENONCIMI/Mbyllen 18 shkolla në Lushnjë, mësuesit shoqërohen në komisariat

Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kur na ndajnë shumë pak ditë nga fillimi i sezonit të ri shkollor, vijnë denoncime dhe lajme se shumë shkolla në Shqipëri po mbyllen.

Një tjetër denoncim vjen nga deputeti i partisë demokratike Myslim Murrizi, i cili i referohet disa rasteve në rrethin e  Lushnjës.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti shkruan se Zyra Arsimore në Lushnjë me miratimin e ministrisë, ka planifikuar të mbyllë 18 shkolla, ku së pari është njoftuar shkolla në fshatin  Kasharaj.

Në vend që t’u jepej një shpjegim pse shkolla u mbyll,  zyra arsimore njoftoi policinë dhe shoqëroi disa mësues në komisariat, nga oficerë të cilët ai i ka quajtur “bandë me uniformë”.

Lexoni të plotë gjithë denoncimin në fjalë:

NJE QEVERI QE MBYLL SHKOLLAT, ESHTE E DETYRUAR TE SHTOJ BURGJET.

Zyra arsimore Lushnje me miratim te ministrise, ka planifikuar te mbylle ne rrethin Lushnje 18 SHKOLLA.

Shkolla e fshatit KASHARAJ , eshte e para qe eshte njoftuar per mbyllje.

Dje dite e premte date 7 shtatore, ne zyren arsimore Lushnje, 4 mesuese te shkolles KASHARAJ, se bashku me bashkeshortet e tyre, kane kerkuar prane kesaj zyre aresyen e mbylljes se shkolles.

Po ashtu duke patur vite ne arsim kane kerkuar edhe vend pune per veten qe te mos flaken ne rruge.

Por zyra arsimore, e gjendur ne
“ faj” sepse keshtu e ka mare porosine nga partia qe qeveris kete vend prej 5 vitesh, ne vend se te japi zgjidhje, ka lajmeruar policine.

Policia qe tashme eshte shnderruar ne nje “ bande” me uniforme, dhe qe komandohet nga trafikante, kontigjent dhe ordinere, ka mberritur menjehere dhe ka shoqeruar ne polici mesueset dhe bashkeshortet.

Partia Demokratike Lushnje, eshte kunder mbylljeve te shkollave, dhe kunder flakjes se mesueseve qe kane vite ne ardim, ne rruge dhe zevendesimin e tyre me militante rilindas, pa asnje kriter.

Po ashtu denojme aktin banditesk te bandes me kapele, qe ushtron presion ndaj punonjeseve te administrates, pse ATA kerkojne nje te drejte te ligjeshme.

Ju funderrina qe mburreni me gjoba dhe me brutalitet ndaj njerezeve ne hall, por qe i sherbeni botes se krimit dhe bandave qe komandojne shtetin, do ta keni te njellojte me ta fundin tuaj.

Ju qe fryheni nen petkun e uniformes perballe fukarenjeve, dhe nen hunden tuaj e me perkrahjen tuaj, keni shnderruar ne “ burg” privat tregun bujqesore te Lushnjes, do ta merni shpejt, ate qe meritoni.

Qytetaret Lushnjare, kane treguar se dine te pergjigjen kur mbushet kupa, edhe ndaj koke kapeleve e fytyrave te pista si ju qe sot keni “ pushtuar” komisariatin e policise, dhe qe ju japin “ plan” pune, trafikantet.

Tags: Deputetilushnjembyllen shkollatMyslim Murrizishkollat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.