Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Beteja për Bashkinë e Tiranës do jetë epokale, si “beteja e Stalingradit”

27/08/2018
Beteja për Bashkinë e Tiranës do jetë epokale, si “beteja e Stalingradit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Erion Veliaj është kandidati i vetëm nga mazhoranca, i cili mund të përballojë stuhinë opozitare e cila do të jetë e përqëndruar sidomos në Tiranë dhe Durrës për zgjedhjet vendore maj 2019. Opozita ka disa kandidatura për t’u përballur me Erion Veliaj, por njera duket më e forta për rivalizim. Burime nga selia blu thonë se do të rakordojnë me LSI për emrin, jo vetëm për faktin se janë në një koalicion, por edhe se votat e LSI vendosin për emrin e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës. Gjithnjë nëse PD-ja ruan votat e saja historike në Tiranë.

Nga ana e tij Erion Veliaj duhet pranuar se ka vota me shumë se vetë PS-ja, sidomos nga brezi i ri, çka e bën rival pothuaj fitues. Megjithatë akoma është herët për të parashikuar, sepse do jenë vendimtare votat e qytetarëve në raport me inatet dhe pakënaqësitë ndaj kryeministrit e qeverisjes qendrore, vota këto të cilat nga vendore kthehen direkt në vota politike. Erion Veliaj punon, kjo mbetet e padiskutuar, por qeverisja qendrore mund ti jap kosto. Nuk dihet akoma nëse kostoja e qeverisjes qendrore do të jetë më e madhe se rritja e votave të opozitës, pasi nëse është kështu Erion Veliaj rrezikon shumë.

Opozita e ka pikësynim Tiranën, jo vetëm si pushtet vendor, por për goditur kryeministrin dhe PS-në mu në zemër të “perandorisë” së saj. Ndaj përzgjedhja e kandidatit apo kandidates do jetë një proces i shumëdiskutuar dhe publik nga opozita. Flitet edhe për një kandidat shumë të fortë nga shoqëria civile, por akoma mbetet te hipotezat. Strategjia e opozitës do të jetë që nëse merr Tiranën, pasi Durrësin e llogarisin të fituar prej kohëve të Vangjush Dakos, mënjëherë do fillojnë demonstrata për rrëzimin e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme. Kjo strategji quhet si plani B, pasi plani A për opozitën është që këtë vjeshtë ta rrëzojnë Edi Ramën. Por kjo duket paksa e vështirë, sepse kërkon vendimmarrje të fortë opozitare, pasi do kërkojë përplasje njerëzore, sidomos te Godina e Teatrit Kombëtar.

Në këtë rast çështja Teatri do të jetë edhe një test për Erion Veliaj, sepse angazhimi i tepërt i tij, pas kthimit nga presidenti Meta i ligjit në fjalë, mund ti shkaktojë kosto elektorale, personale. Personale themi, pasi ajo ishte dhe mbetet interes direkt i kryeministrit Rama. Edhe vetë opozita ka akuzuar direkt kryeministrin se do të fitojë 200 milionë euro nga ndërtimi i kullave në tokën e Godinës së Teatrit.

Mëgjithatë lëmshi ka filluar të zgjidhet në Tiranë ku duket Erion Veliaj do jetë përballë një femre, edhe simpatike, ose një pjestari zjarr nga shoqëria civile.

Përballja në Tiranë, për Bashkinë, do jetë epokale, tamam si “beteja e Stalingradit”./koha-jone

Tags: bashkia e tierion veliaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.