Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhet dosja e Adriatik Llallës, Prokuroria: Kjo është skema që përdorej për pastrim parash

28/07/2018
Adriatik Llalla, paralajmëron valë hetimesh në të gjithë vendin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhet vendimi i gjykatës për Krime të Rënda që vuri nën sekuestro pronat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndaj të cilit po zhvillohen hetime për akuzën e pastrimit të parave.

Në hyrje të vendimit, bie në sy fakti se çështja penale ndaj Llallës, është regjistruar kryesisht, mbi bazën e të dhënave të publikuara në media, ku ndër të tjera flitet për jetën e luksit që bënte ish-prokurori i përgjithshëm dhe familja e tij.

Një tjetër argument, që prokuroria ka marrë në konsideratë, është edhe fakti se po përmes medias, janë informuar se ish-kreut të organit qendror të akuzës, i ishte ndaluar hyrja në shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vijim, prokuroria rindërton skemën, sesi Adriatik Llalla, dyshohet se pastronte para. konkretisht, ai blinte prona në perferi të Tiranës, me një çmim të lirë dhe pasi i rivlerësonte i shiste me çmim të lartë. Në vendimin e gjykatës thuhet ndër të tjera, se ish-kryeprokurori bleu 3 mijë metra katrorë tokë në shumën prej 1.5 milionë lekësh dhe pasi e rivlerësoi e shiti në shumën e 249 mijë eurove.

Nga ana tjetër, në po të njëjtën zonë, ish-kreu i organit të akuzës, pasi ka shitur këtë pronë, ka blerë një sipërfaqe tjetër toke prej 4500 metrash katrorë në shumën e 4.5 milionë lekësh, të cilën më pas e ka rivlerësuar gati dhjetëfishin e çmimit të blerjes. Referuara fakteve të mësipërme, prokuroria ka dyshime se Llalla ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave, për sa kohë që jo vetëm nuk i ka deklaruar pasuritë në kohë, por ka kryer transaksione me të njëjtin person, duke blerë prona nën çmimin e tregut e duke i shitur me vlerë disa herë më të lartë. Në vendim thuhet gjithashtu se pronat e ish-kryeprokurorit u vunë nën sekuestro, pasi ekzistonin dyshime se ai mund të ndërhynte për ti tjetërsuar ato./News24

Tags: adriatik llallapastrim parashprokuroria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026
Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

14/08/2026
Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026
Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

14/08/2026
Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.