Mesa duket kanabisi nuk po gjen zhdukje në Shqipëri.
Një parcelë është asgjesuar në rrethinat e Krujës në një sipërfaqe pa pronar, të shpyllëzuar .
NJOFTIMI I POLICISE:
Vijojnë aksionet për identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike në rrethinat a Krujës. Burime policiore bëjnë me dije se në fshatin Zgërdhesh, Krujë, në afërsi të vendit të quajtur “Ligate””, në një sipërfaqe pa pronar, të shpyllëzuar janë gjetur të mbjella dhe u asgjësuan 83 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal. Po ashtu në afërsi të vendit të quajtur “Arrtesh” , në një sipërfaqe të shpyllëzuar, janë gjetur 117 bimë narkotike të dyshuara Canabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë. Neni 284 i Kodit Penal.





