Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DENONCIM/Drejtësia që nuk i është dhënë kurrë/”Jam shokuar më këtë gjyqtare të papërgjegjshme”

28/06/2018
DENONCIM/Drejtësia që nuk i është dhënë kurrë/”Jam shokuar më këtë gjyqtare të papërgjegjshme”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në kulmin e diskutimeve për vettingun, Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë në atë kohë, do të denonconte: Ka një tendencë, po punohet si për ditë të fundit!

E kjo është e vërtetë. Afërdita Qesaraku kërkon drejtësi prej vitesh. Ka fituar në dy shkallë të gjyqësorit, por këtë të mërkurë ajo ka marrë një vendim të pabazuar në asgjë ligj.

Me akte noteriale, në vitin 2005 Afërdita i ka dhënë një borxh prej 11 mijë eurosh Fetah Sevranit, por borxhi nuk i është kthyer ende sepse ai ka ndërruar jetë.

Gruaja thotë se, sipas ligjeve, huaja u kalon trashëgimlënësve. Me këtë argument, dy gjykata i kanë dhënë të drejtë asaj. Por, Afërdita denoncon se gjyqtarja e Shkallës së Parë, Antoneta Prendi ka shpallur një vendim që sfidon edhe gjykatat më të larta.

TCH: Morët vendim të formës së prerë në Apel. Çfarë ndodhi më pas?

“Gjykata e Apelit Tiranë la në fuqi vendimin e Shkallës së parë Tiranë. Tani, gjyqtarja Antonela Prendi, që unë jam shokuar më këtë gjyqtare të papërgjegjshme për mua, të marrë një vendim të gjykojë vendimin e Apelit Tiranë, që kjo nuk e ka këtë tagër. Këtë e ka Gjykata e Lartë, ata e kanë bërë rekurs, ata mund të merrnin dhe masë. Le ta gjykojë Gjykata e Lartë, jo Gjykata e Shkallës së Parë. Për çfarë arsye e ka bërë, e di ajo, por për shpirt nuk e ka bërë. E di vetë”, thotë Afërdita Qesaraku, denoncuese.

Por cilat janë shkeljet, sipas Afërditës?

“Është flagrant që të marrësh ti masë pezullimi për një vendim që ka marrë formë të prerë dhe që e kanë ankimuar në Gjykatë të Lartë dhe mund ta merrte Gjykata e Lartë. Ku e gjen ti këtë fuqi, që ti e rigjykon çështjen”, shprehet Afërdita Qesaraku.

Në kushtet kur nuk ka kush dëgjon, gruaja paralajmëron:

“Është gjë e gjykuar dhe nuk mund të gjykohet përsëri. Ka shkelur ligjin dhe unë do të bëj kallëzim penal për shpërdorim detyre, që ka shkelur ligjin për këtë gjyqtare”.

Aktualisht, dhjetëra qytetarë vazhdojnë të ankohen pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por KLD-ja nuk i merr në konsideratë. Të njëjtën gjë po bëjnë qytetarët edhe pranë organeve të vettingut, që deri më tani nuk kanë shkarkuar askënd për cënim të besueshmërisë në publik./tch

Tags: denoncimgjyakta e apelitgjyqtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.