Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tronditjet e euros. Po shkon serish drej vlerës më të ulët

18/06/2018
Qeveria pranon përfundimisht dështimin me investimet e huaja, ekonomia mbahet nga TAP dhe Kaskada e Devollit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Euro e ka nisur këtë javë , duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.7 lekë, duke u zhvlerësuar me 0.34 lekë.

Dollari u këmbye me 108.37 lekë, duke u çmuar me 1.67 lekë, në raport me ditën e mëparshme.

Në bursat ndërkombëtare, euro është këmbyer me 1.16 dollarë amerikanë. Monedha e përbashkët po përjeton një periudhë të dobët përkundrejt monedhës së gjelbër për shkak të zhvillimeve politike në botë.

Euro arriti në fillim të qershorit (data 5) nivelin më të ulët në 10 vjet, prej 124.17 lekë. Më pas, me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë, që deklaroi se euro kishte rënë përtej parashikimeve, ndaj ajo do blinte valutë në treg, monedha e përbashkët u ngjit deri në 128.34 lekë, për të zbritur sërish afër 126 në fund të javës së kaluar.

Me mbërritjen  e verës, pritet që efektet sezonale të ushtrojnë presion për një nënçmim të mëtejshëm të monedhës së përbashkët, për shkak të shtimit të prurjeve nga turistët (që këtë vit pritet të arrijnë nivel rekord) dhe prurjeve të emigrantëve, që arrijnë kulmin në gusht.

Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se mund të ndërhyjë sërish në treg. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha dy ditë më parë, gjatë samitit të shtatë rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale se nese do te gjendet e nevojshme, do të detyrohen të blejnë më shumë valutë në treg.

Sejko tha se edhe pse Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit, megjithatë për shkak të mbiçmimit në muajt e parë të 2018-s me më shumë se 7% u detyruan që të bejnë një nderhyrje të jashtëzakonshme në treg, duke tërhequr valutë nga tregu. Guvernatori theksoi se kjo ndërhyrje, e cila bëhet për herë të parë, ka për qëllim të vetëm ruajtjen e inflacionit në objektiv.

 

 

 

Tags: banka e shqiperiseeurokursi i kembimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.