Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshojnë abonetë, cfarë do të ndodhë mbas 1 korrikut

16/06/2018
Ndryshojne përsëri abonetë e urbaneve, ja cfarë detyrojnë tani
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kërkesa e kahershme e operatorëve të transportit urban qytetas për abonetë e personalizuara, tashmë është realizuar.

Muajin tjetër, formati i biletës së pajtimit mujor do të ndryshojë, duke i shtuar veç të dhënave aktuale edhe fotografinë dhe ID e personit që e posedon.

Nga dje, operatorët e transportit kanë afishuar në mjediset e brendshme të urbanëve njoftimin për formatin e ri bashkë me ato që duhet të kenë me vete qytetarët për të blerë abonenë e muajit pasardhës: kartën e identitetit dhe fotografi personale 2.5 cmx 2.5 cm, që do t’i bashkëngjiten abonesë.

Vendimi në fjalë ka ngjallur pakënaqësi te familjet, ku një abone përdoret nga më shumë se një person. Kujtojmë që korrikun e vitit që shkoi disa nga linjat urbane me qëllim maksimizimin e fitimit morën vetë një vendim të tillë për personalizimin e biletave mujore, por shumë shpejt u tërhoqën pasi u cilësua si abuzive. Një vit më pas, kjo gjë bëhet e ligjshme me një udhëzim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili ka hyrë në fuqi që më 9 maj, ndërsa zbatimi nis nga 1 korriku.

MODELI I RI

Në udhëzimin nr.436, datë 0.5.2018 për disa ndryshime në udhëzimin nr.3743, datë 10.07.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve”, bileta në format letër me çmim të parashtypur do të ndryshojnë sipas fotos bashkëngjitur shkrimit.

Në krye të abonesë do të shënohet Republika e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe shiriti i sigurisë, që vërteton që aboneja nuk është false. Në mes të biletës do të jenë muaji i vlefshmërisë, Bashkia Tiranë, lloji i transportit, vendi që do të plotësohet me emër e mbiemër dhe fotografia e përdoruesit.

Udhëzimi përcakton gjithashtu dhe të dhëna të tjera më të detajuara që do të pasqyrohen në abone: çmimi i biletës, lloji i saj (e përgjithshme/linje apo studenti) muaji me shkrim dhe viti me numra natyrorë. Por jo vetëm kaq, në të djathtë të saj do të shënohet numri i kartës së identitetit, numri serial i biletës dhe shtypshkronja e letrave me vlerë, Tiranë./Panorama

Tags: abonendryshimeurbane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.