Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Euro nis ringritjen, por leku suprizon

07/06/2018
Financat do të shesin edhe 20 milionë euro obligacione për të shlyer borxhet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tregu vendas i këmbimit valutor ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Guvernatorit Sejko, se Banka e Shqipërisë do të blejë tepricën e valutës për të frenuar mbiçmimin e kursit të këmbimit. Teksa vetë zbatimi i kësaj politike nuk ka nisur ende, deklarata duket se ka pasur një efekt psikologjik duke risjellë menjëherë një rritje të kursit të euros.

Një euro këmbehet sot për 124.3 lekë në blerje dhe 125.5 lekë në shitje, duke rifituar 0.3 lekë për njësi, që është edhe rritja më e madhe për euron brenda një dite që prej muajit Mars. Rimëkëmbja e euros mbështetet edhe nga ecuria e monedhës së përbashkët europiane në tregjet ndërkombëtare. Investitorët besojnë se Banka Qendrore Europiane do të t’i japë fund programit të blerjes masive të bonove, duke sjellë kështu një forcim të euros.

Megjithatë, efekti i forcimit ndaj lekut është ndalur vetëm tek euro, pasi valutat e tjera kanë ndjekur trendin rënës që ka shoqëruar javët e mëparshme. Dollari amerikan është zhvlerësuar me 0.5 lekë për njësi, duke zbritur në kuotën e 105 lekëve. Valuta e SHBA ka qenë në rënie të lirë që prej fundit të muajit Maj, kur kapi nivelin e 109 lekëve.

Në rënie është edhe paundi britanik, i cili ka humbur 0.2 lekë për njësi. Tashmë stërlina gjendet në kuotën e 141.3 lekëve në blerje dhe 142.2 lekëve në blerje. Megjithatë, vlera e kësaj valute mund të ringjitet në rast se do të arrihet një marrëveshje e favorshme divorci me Bashkimin Europian.

Forcimi i lekut ka vijuar edhe për valutat e tjera kryesore si dollari australian, i cili ka humbur 0.3 lekë për njësi, ndjekur nga dollari kanadez që ka humbur 0.4 lekë për njësi dhe nga franga zvicerane e cila është zhvlerësuar me 0.2 lekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.