Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshojne përsëri abonetë e urbaneve, ja cfarë detyrojnë tani

27/05/2018
Ndryshojne përsëri abonetë e urbaneve, ja cfarë detyrojnë tani
Share on FacebookShare on Whatsapp

Biletat e pajtimit mujor për transportin qytetës, që ndryshe njihen si abone do të duhet të kenë të vendosur edhe numrin e kartës së identitetit të personit përdorues.

Procedura e re përcaktohet në një udhëzim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, me datë 9 maj 2018, duke ndryshuar modelin e biletave aktuale. Sipas modelit të ri të përcaktuar, numri ID do të vendoset poshtë fotografisë, që, gjithashtu, është e detyrueshme.

Përveç këtij ndryshimi, udhëzimi përcakton edhe elementët e tjerë që duhet të përmbajnë abonetë, duke përfshirë çmimin si dhe llojin e biletës së pajtimit mujor, që mund te jetë e përgjithshme, studenti apo emërtimi për linjën në të cilën ajo vlen. Ky udhëzim, vjen pas një debati të zhvilluar rreth një vit më parë për përdorimin e të dhënave personale.

Gjatë korrikut të vitit të shkuar nëpër urbanët e kryeqytetit u vendosën njoftime për pajisjen e aboneve me fotografi dhe të dhëna personale të përdoruesit, por ai u konsiderua si abuziv nga Bashkia e Tiranës. Në atë kohë, ky dikaster bëri me dije se njoftimet ishin vendosur nga operatorët në mënyrë të kundërligjshme, ndaj u vendosën edhe 80 gjoba kundrejt tyre, raporton “g.sh”.

Udhëzimi
Ministri i Transportit ka firmosur udhëzimin Nr. 436, datë 9.5.2018 për disa ndryshime në udhëzimin nr. 3743, datë 10.7.2017, “mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve”. “biletat në format letër me çmim të parashtypur) ndryshohen si vijojnë: Bileta tatimore për disa udhëtime, bileta e pajtimit mujor për transportin qytetës, në krye të saj ka të shënuar: Republika e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe përmban një shirit sigurie. Në mes të biletës, duke filluar nga e majta shënohen: muaji i vlefshmërisë me numër natyror; bashkia ku është e vlefshme bileta (shembull, Bashkia Tiranë); lloji i transportit (transport qytetas); vendi që do të plotësohet me emër/mbiemër dhe fotografi të përdoruesit”-thuhet në udhëzim. Në pjesën e poshtme, majtas, të biletës së pajtimit mujor shënohen: çmimi i biletës me numra natyrorë dhe monedha (në lekë); lloji i bletës së pajtimit mujor (e përgjithshme/ studenti/linja “emërtesa e linjës” etj.), muaji me shkrim dhe viti me numra natyrorë. Ndërsa, në krahun e djathtë, njëra nën tjetrën, shënohen përkatësisht, vendi për: “nr. ID”; numri i biletës dhe “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, Tiranë”.

Tags: aboneNdryshim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026
Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

14/08/2026
Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026
Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

14/08/2026
Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.