Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Autobusat turistikë detyrohen të paguajnë taksë për të hyrë në zonën e plazhit

27/05/2018
Autobusat turistikë detyrohen të paguajnë taksë për të hyrë në zonën e plazhit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkia e Durrësit është kujdesur që gjatë sezonit veror t’ua vështirësojë edhe më shumë procedurat, sidomos turistëve të huaj që vijnë në bregdetin e Durrësit, por edhe atyre që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia.

Kjo, pasi Bashkia ka në fuqi një vendim që parashikon aplikimin e një takse për të gjitha mjetet e rënda, përfshi edhe autobusët që do të duan të sjellin turistë në zonën e plazhit, apo edhe në qytet, raporton Top Channel.

Gjatë vëzhgimit televizioni ka konstatuar vendosjen e tabelave përgjatë të gjithë rrugës së plazhit, të cilat nuk lejojnë futjen e mjeteve të transportit të udhëtarëve, që nga furgonët 8+1 e deri tek autobusët. E për ata që do të duan të futen për të çuar pasagjerët në hotel, taksat variojnë nga 5.000 deri në 15.000 lekë, në varësi të kapacitetit të mjetit.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, procedura për t’u pajisur me leje është më e vështirë sesa marrja e një vize. Bashkia i kërkon çdo shoferi që para se të hyjë në Durrës duhet të paraqesë në bashki të dhënat e regjistrit tregtar, dëshmi penaliteti dhe vërtetim që subjekti ka shlyer detyrimet fiskale.

Këtë vërtetim e lëshon vet Bashkia, e shumë të tjera të cilat një drejtues autobusi nuk mund t’i ketë me vete. Pastaj duhet të presë që Bashkia të japë lejen dhe të paguajë edhe taksën. E gjitha është një kurth për të penguar hyrjen e këtyre mjeteve në qytet, raporton Top Channel.

Një vit më parë ka pasur edhe konfrontime me drejtues të autobusëve të Kosovës, që sillnin turistë në plazhin e Durrësit, të cilëve u janë dëmtuar mjetet dhe janë kërcënuar nga operatorët vendas, taksi, që të mos futen në rrugën e plazhit. Për këtë vit, aplikimi i kësaj takse ende nuk ka filluar.

Por, nëse kjo taksë do të aplikohet, ashtu siç është paralajmëruar, atëherë drejtuesit e autobusëve shprehen se ajo është e lartë dhe se ata janë të paqartë sesi do të veprojnë.

E paqartë është edhe Policia Rrugore, e cila, edhe pse tabelat janë vendosur, nuk ka ndonjë urdhër apo udhëzim sesi do të veprojnë me autobusët që sjellin turistë në bregdetin e Durrësit.

Tags: Durreskosvasezoni turistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.