Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama për median austriake: Nuk duam haviar, duam të na fusin në BE

19/05/2018
Rama për median austriake: Nuk duam haviar, duam të na fusin në BE
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën austriake “Kurier”. I pyetur për komentet e Presidentit francez, Emmanuel Macron, që thotë se BE duhet të reformohet, Rama shprehet se Shqipëria kërkon recetën.

“Europa duhet të ndryshojë dhe vendet e Ballkanit duhet të ndryshojnë, këtë e kuptoj. Por ajo që kërkojmë ne është një recetë. Çelja e bisedimeve është një recetë për një terapi të re që të shërojë plagët dhe problemet e së shkuarës”.

Rama shprehet se Shqipëria po bën atë që i kërkohet nga Europa.

“Tani na thonë që duhet të bëjmë më shumë për të luftuar krimin e korrupsionin. A ka mënyrë më të mirë për të bërë këtë se të ndërtosh një sistem drejtësie plotësisht të ri? Në Shqipëri nuk ka qenë problem që të arrestohen njerëzit, por që të dënohen”.

I pyetur nëse Shqipëria ka një alternativë ndaj BE-së, Rama thotë se njerëzit në Europë nuk e kanë përjetuar luftën. Ata besojnë se lufta është një film bardhezi në ekran.

“Por ne e kemi përjetuar. Kemi marrë 500 mijë refugjatë, në një vend me 2.5 milionë banorë. E dimë se çfarë është lufta, ndaj Europa është e rëndësishme për ne. Europa është feja jonë. Edhe gjatë Perandorisë Osmane, tek ne kishte një shprehje: Dielli ynë lind në Perëndim”.

I pyetur nëse BE mund të pranojë vendet e Ballkanit Perëndimor për të shmangur ndikimin rus, kryeministri shprehet se kjo nuk duhet të jetë një dilemë mes më shumë reformave apo më shumë haviar.

“Kjo nuk ka rëndësi, ata mund të na ofrojnë haviar sa të duan. Gjatë 50 viteve komunizëm na është thënë: Qielli është i kuq, jeta do të jetë e mrekullueshme. Progresi është i madh, por ende kemi shumë për të bërë. Tani kemi qiellin blu, na thuhet se jeta do jetë e mrekullueshme, kemi bërë shumë përparim, por mbetet shumë për të bërë. Ne e dimë këtë, por procesi duhet të jetë i drejtë. Ne po presim jashtë derës dhe po trokasim prej vitesh për të hyrë”.

Tags: BEEdi Ramaintegrimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.