Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ligjvënës republikanë propozojnë Presidentin Trump për Çmimin Nobel

15/05/2018
Xhelal Mziu hedh hapin i pari: Presidenti Trump shpallet “Qytetar Nderi” i Kamzës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çmimi Nobel për Paqen i jepet çdo vit një personi apo një grupimi që “ka punuar më shumë dhe më mirë për vëllazërinë mes kombeve”. Që kur u dha për herë të parë në vitin 1901, ky çmim i është dhënë aktivistëve socialë si Martin Luther King Jr., Nelson Mandela, Muhammad Yunus, organizatës së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, dhe vetëm një vit më parë iu dha Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore. Tani, një grup ligjvënësish republikanë kanë propozuar Presidentin Donald Trump për marrjen e këtij çmimi.

Disa ligjvënës republikanë propozojnë Presidentin Trump si kandidat për Çmimin Nobel për Paqen të vitit 2019, për përpjekjet për të vendosur paqen në gadishullin korean. Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, e mbështeti idenë.

“Mendoj se Presidenti Moon u tregua shumë i mirësjellë kur e sugjeroi. Unë dëshiroj të arrijmë paqen. Kjo është kryesorja”, deklaroi Presidenti Trump.

Kritikët ngrenë pikëpyetje rreth dëshirës së tij për paqe, duke sjellë në vëmendje se Presidenti Trump ka bërë thirrje për rritje të shpenzimeve ushtarake dhe të arsenalit bërthamor të Amerikës dhe se nuk e përjashton mundësinë e ushtrimit të forcës ndaj Koresë së Veriut.

Por, mbështetësit, si senatori republikan Lindsey Graham, thonë se çmimi do të vlerësonte potencialin e ri për paqe që ai ka krijuar. Ai shkruante në Twitter se: “Nëse Presidenti Trump na udhëheq drejt dhënies fund të Luftës Koreane pas gati 70 vjetësh, apo nëse Koreja e Veriut braktis vërtet programin e saj bërthamor, atëherë ai meriton Çmimin Nobel për Paqen dhe madje edhe më shumë”.

Për shumë njerëz, fjala “nëse” është kyçe. Një marrëveshje e përhershme paqeje në Gadishullin Korean është e pasigurtë dhe megjithëse palët kanë rënë dakort për takime, asgjë nuk është e sigurtë. Vetë Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se nëse bisedimet nuk janë të frytshme, ai “do të largohet nga takimi”.

Por, mungesa e një marrëveshjeje për paqe nuk e ka penguar komitetin e Nobelit në të kaluarën. Lufta e Vietnamit nuk kishte mbaruar, kur Lee Duc Tho dhe Henry Kissinger morën çmimin. Yasser Arafat, i cili e mori çmimin së bashku me udhëheqësit izraelitë Yitzhak Rabin dhe Shimon Peres për përpjekjet për një proces paqeje në Lindjen e Mesme, u shpreh në atë kohë se “nuk do të ndalemi derisa të kthehemi në shtëpitë tona dhe Izraeli të jetë shkatërruar”.

Po kështu, nuk është e nevojshme të sjellësh paqe për t’u propozuar për Çmimin Nobel për Paqen. Në listë figurojnë emrat e Juan Peron, tre herë president i Argjentinës që kufizoi liritë civile; udhëheqësi fashist italian Benito Mussolini dhe madje edhe diktatori sovjetik Joseph Stalin që ekzekutoi qindra mijëra njerëz nga popullsia e tij.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen të vitit 2018 do të shpallet në muajin tetor. VoA

Tags: cmimi nobeldonald trumppropozim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.