Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pensionisti nuk paguan gjobën, vuan dënimin me burg: E shijova siç duhet, do të shkoj sërish

13/04/2018
Pensionisti nuk paguan gjobën, vuan dënimin me burg: E shijova siç duhet, do të shkoj sërish
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një pensionist zviceran nuk ka dashur të paguajë gjobën prej 700 frangave, për këtë ai ka zgjedhur të vuajë dënimin në burgun e Frauenfeldit. Shtatë ditët e kaluara për të kanë qenë si pushime.

 

 

“Unë jam në pension dhe kisha kohë të shkoja prapa hekurave”, ka pohuar 75-vjeçari për “Frauenfelder Nachrichten”.

Pas një krimi në komunikacion, ai është dashur të paguajë gjobë prej 700 frangash. Vuajtja e dënimit i është llogaritur me mëditje prej 100 frangash, që i kompensoi me shtatë ditë.

Familjes së tij nuk i kishte ardhur mirë.

“Të afërmit e mi u rebeluan, por unë dëshiroja ta shijoj këtë luks”, shpjegon i moshuari më tej.

Në fakt, nga ajo që tregoi pensionisti për qëndrimin në burg duket sikur ai ka qëndruar në një hotel për pushime.

“Javën në burg vërtetë e shijova siç duhet. Nuk duhej të gatuaja, më shërbenin dhe përkujdeseshin për mua”, ka vazhduar ai shpjegimin, përcjell Albinfo.ch.

Kundër monotonisë, në qelinë e tij ka pasur televizor ose kohën e tij të lirë e ka kaluar me lojën sudoku apo ka lexuar gazeta.

Mbresat më të mëdha…

“Ushqimi. Ishte shumë i mirë, vinte rregullisht dhe me kohë, ndërsa shërbimi ka qenë për mrekulli. Edhe shtrati ka qenë si i shtëpisë, madje lejohej pirja e duhanit”.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në burg, ai ka pasur kohë të mendojë edhe për sistemin penal zviceran.

“Mendoj se ky sistem nuk është adekuat, që kriminelët të trajtohen në këtë mënyrë. Patjetër duhet të ndërmerren masa të tjera, pasi në këtë mënyrë ndihesh vërtetë si në hotel”, pohon 75-vjeçari.

Për këtë arsye ai preferon pranga në këmbë. Po t’i paraqitet rasti, ai sërish do të bënte ndonjë kundërvajtje dhe do të shkonte me kënaqësi në burg.

Fakti se burgjet zvicerane janë komode, është diskutuar shpeshherë. Por, Benjamin F. Brägger, sekretari i burgjeve rajonale në një pjesë të Zvicrës, në një intervistë të mëhershme kishte deklaruar se burgjet janë pasqyrë e zhvillimit të një vendi. Kushtet e këqija do të shkaktonin pakënaqësi tek të burgosurit dhe do ta shtonin urrejtjen ndaj shtetit.

Tags: burgpensionistzvicer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026
Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.