Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Viktor Orban poker fitoresh, këtë herë me 2/3 për të qeverisur Hungarinë

09/04/2018
Viktor Orban poker fitoresh, këtë herë me 2/3 për të qeverisur Hungarinë
Share on FacebookShare on Whatsapp
Fitorja e Viktor Orban dhe partisë së tij Fidesz pritej. Sipas llogaritjeve aktuale, partia e tij fitoi 48,5% të votave. BE duhet të përgatitet për konfrontim të ri.

Kryetari i qeverisë hungareze, Viktor Orban, kritik ndaj BE-së dhe partia Fidesz nacionale e djathtë ka arritur fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare në Hungari. Sipas llogaritjeve aktuale, partia e tij fitoi 48,5% të votave. Me këtë Fidesz mund të arrijë dy të tretat e kërkuara për të bërë madje edhe ndryshime kushtetuese. Ndërsa partia ekstremiste e djathtë, Jobbik ka fituar sipas llogaritjeve të fundit rreth 20% të votave. Lista e majtë, MSZP-P ka arritur vetëm 12%. Krerët e këtyre partive të majta pas dështimit në zgjedhje bënë të ditur dorëheqjen.

Orban: Fitore historike

Në votime ka pasur një pjesëmarrje të lartë, rreth 70% e votuesve. Pas përfundimit të votimeve e rezultateve të para, Viktor Orban doli para përkrahësve të tij duke bërë fjalë për “një fitore historike. Ky rezultat u jep njerëzve mundësinë të “vetëmbrohen dhe të mbrojnë Hungarinë”, tha ai.

Fitorja e Viktor Orban do të thotë mandati i katërt për kryeministrin hungarez. Nga viti 2010 Orban e drejton vendin drejt një kursi konfrontimi me BE. Pikat kryesore të grindjes janë politika e azilit, kufizimi i lirisë së mediave, pavarësia e drejtësisë dhe të drejtat qytetare si edhe keqpërdorimi i fondeve të BE. Orban e bojkotoi vendimin e BE-së për të pranuar emigrantët në bazë të kuotave.

Në fushatën elektorale, Viktor Orban bëri një politikë kundër migrantëve duke e kthyer atë në temë qendrore. Sipas tij BE, OKB, dhe miliarderi Soros ndjekin një plan për të futur dhjetëra mijëra emigrantë në Hungari e për ta bërë atë vend imigrimi. Vetëm nëse ai qeveris më tej, kjo mund të ndalet, ashtu si edhe islamizimi i Europës. Opozita e akuzon kryeministrin Orban për minim të demokracisë dhe shpërndarje të burimeve të BE tek oligarkët e afërt me të. DW

Tags: fitorehungariviktor orbanzgjedhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.