Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA GALLATË/ Policia shqiptare e ndihmuar pak nga Policia italiane bllokoi në Brindisi gomonen me gjysmë ton kanabis

26/03/2018
DEKLARATA GALLATË/ Policia shqiptare e ndihmuar pak nga Policia italiane bllokoi në Brindisi gomonen me gjysmë ton kanabis
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia Shqiptare, vazhdon të na çudisë. Ajo që e vetme, pa ndihmën e asnjë partneri ndërkombëtar, bllokoi 613 kg kokainë në Durrës, këtë herë, me ndihmën e Policisë italiane, bllokon (jo në Shqipëri)…, në Brindisi, Itali, një gomone të nisur nga Shqipëria, me gjysmë ton kanabis. Këtë e bën të ditur vet nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ku që në fjalinë e parë “njofton” se, “Policia e Shtetit dhe Policia Italiane, (jo Policia Italiane dhe Policia e Shtetit) kanë finalizuar një operacion të përbashkët kundër trafikut të narkotikëve (në Brindisi)…

Çudia vazhdon, kur ndërsa trumbeton se janë arrestuar dy punonjës police (shqiptarë) se “nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindisi me lëndë narkotike”, nga ana tjetër njofton se, “Policia e Shtetit përmes informacioneve konfideciale mësoi se gomonia dyshohej se mund të përdorej për trafik. Në këtë moment Policia njoftoi palën Italiane nëpërmjet Grupit të Kufirit Detar të Guardia di Finanza të vendosur në Durrës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali dhe ka nisur operacioni i ndjekjes nga ajri dhe deti, përfshirë misionin FRONTEX”.

Pyetja është, kur dy punonjësit, përgjegjës të Policisë, nuk kanë kryer detyrën (ndaj edhe janë arrestuar), kush e identifikoi gomonen me kanabis dhe për më tepër, kush e sinjalizoi palën italiane…?!

Njoftimi i Policisë shqiptare

Policia e Shtetit dhe Policia Italiane, (siç është bërë e njohur edhe në deklaratën e palës Italiane) kanë finalizuar një operacion të përbashkët kundër trafikut të narkotikëve.

Në Itali u kap një gomone me drogë dhe u arrestuan 2 trafikantët shqiptarë.

Policia e Shtetit përmes informacioneve konfideciale mësoi se gomonia dyshohej se mund të përdorej për trafik.

Në këtë moment Policia njoftoi palën Italiane nëpërmjet Grupit të Kufirit Detar të Guardia di Finanza të vendosur në Durrës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali dhe ka nisur operacioni i ndjekjes nga ajri dhe deti, përfshirë misionin FRONTEX.

Në Itali janë arrestuar 2 trafikantët shqiptarë K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç, për trafik ndërkombëtar droge. Marijuana e sekuestruar është rreth 500 kg.

Hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se 2 punonjës të Policisë Kufitare në “Tri Port” nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës “Tri Port” dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), Vlorë, arrestoi 2 punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në ‘Tri Port’, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor.

Ndalimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me palën Italiane. DRONI.al

Tags: arrestimdrogegomoneitalipolicshqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.