Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkelje të rënda në projektin e madh të kanalizimeve të Tiranës: Fondet japoneze u shpenzuan, por projekti është në mes

24/03/2018
Vlorë, 28 milionë euro investime por ngatërrohen tubacionet dhe qyteti pa ujë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka shpenzuar të gjitha fondet e projektit “për përmirësimin e kanalizimeve për Tiranën e madhe”, por në terren është kryer vetëm gjysma e punimeve.

Një audit i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë flet për shkelje të rënda.

Përmes një kredie të butë me qeverinë japoneze, Shqipëria arriti të siguronte në vitin 2012 një fond maksimal për këtë vepër, në vlerën e 85 milionë eurove, ose 11 miliardë jen japonez.

Nga e gjithë kjo kredi për projektin e pastrimit të ujërave të zeza në Tiranë u dhanë 71 milionë euro.

Por auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka zbuluar se Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve ka shpenzuar të gjitha fondet, ndërsa projekti ka mbetur në mes.

99.5% e shumës, në vlerë 70 milionë euro është disbursuar, ndërsa punimet janë realizuar sa gjysma e kësaj shifre, 35 milionë euro.

Punimet e nisura në Korrik të vitit 2014 duhet të kishin përfunduar në vitin 2016. Por grupi i auditit ka konstatuar se për t’i mbyllur nevojiten edhe 10 milionë euro të tjera.

Projekti synonte të bashkonte disa kolektorë të ujërave të zeza në lumin Lana në kryeqytet, për të transferuar ujin në Kashar, ku do të përpunoheshin, e pas pastrimit do të depozitoheshin në det.

Edhe një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i vitit 2015, gjeti një sërë shkeljesh e mangësish në këtë projekt, në të cilin Ministria e Transporteve kishte fillimisht rolin e Agjencisë Ekzekutuese, rol që ia kaloi me vonë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë.

Ky është auditi i dytë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që gjen shkelje e abuzime me fondet e ndërtimit të veprave publike me vlera të mëdha, pas atij të rrugës Tiranë–Elbasan, për të cilin u arrestua ish–Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe dy ish-vartës të tij.

Ashtu si në rastin e rrugës Tiranë–Elbasan, edhe gjetjet e këtij auditi pritet të përfundojnë në prokurori.tvklan

Tags: projekti japonez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

Gjysëm hamendja e Ramës për deklaratën e Zelenskit për Kosovën: Edhe mund ta ketë gabim

13/08/2026
Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Tirana digjet, arka mbushet! Ku shkuan miliardat e betonit

13/08/2026
Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

Gjysëm hamendja e Ramës për deklaratën e Zelenskit për Kosovën: Edhe mund ta ketë gabim

13/08/2026
Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Tirana digjet, arka mbushet! Ku shkuan miliardat e betonit

13/08/2026
Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.