Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TABELA/ Qeveria shqiptare ndan më pak fonde me të varfrit se mesatarja e BE-së

12/03/2018
FOTOT GALERI/ Të përjashtuar nga ndihma ekonomike, fëmijët pa bukë në shkollë, familjarët “ngrenë duart lart”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shtresat e brishta të Shqipërisë, pensionistët, të varfërit, të papunët dhe invalidët kanë mbështetje të ulët me fonde publike si peshë nga buxheti, në raport me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian, edhe pse varfëria është me e thellë dhe përfshinë një numër të madh njerëzish në raport me popullsinë.

Në vitin 2016 Shqipëria akordoi 34 për qind të shpenzimeve totale buxhetore për mbrojtjen sociale, ku përfshihen kryesisht pensionet, ndihma ekonomike etj., ndërsa në njëjtin vit në shtetet e BE shpenzimet në këtë zë ishin 41.1 % të totalit.

Të dhënat janë krahasuar nga Monitor duke u bazuar në klasifikimin e shpenzimeve sipas funksioneve të marra nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave për Shqipërinë dhe Eurostat për Bashkimin Europian për të njëjtat kategori.

Shtete e Bashkimit Europian janë shtete sociale, të orientuar drejt mbrojtjes së shtetaseve, veçanërisht të grupeve vulnerabil. Eurostat shpjegon se ky funksion përbëhet nga këto zëra: sëmundjet dhe paaftësitë; shpenzimet për moshën e tretë; shpenzimet për familjet dhe fëmijët; shpenzimet për papunësinë; etj.

Krahasuar me funksionet e tjera të shpenzimeve qeveritare, për sa i përket “Mbrojtjes Sociale” kemi diferencën më të madhe me vendet e Bashkimit Europian.

Ndërsa shpenzon më pak për shtresat e varfëra, qeveria shqiptare është dhe më pak eficiente në ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët e saj.

Në vend të dytë për sa i përket peshës ndaj totali të shpenzimeve qeveritare janë “Shërbimet e Përgjithshme Publike”. Ky funksionin zë 21% të totalit të shpenzimeve në Shqipëri dhe 12.9% të totalit të shpenzimeve të përgjithshme në Bashkimin Europian.

E ndërsa ne shpenzojmë më shumë burime në krahasim me BE-në për ‘Shpenzime të përgjithshme publike”; Strehim dhe komoditete e komunitetit”; “Rend dhe Siguri Publike” dhe “Arsim”, Bashkimi Europian shpenzon për “Mbrojtje Sociale”, “Shëndetësi” dhe “Çështje Ekonomike”.

Për arsimin, pesha ndaj totalit të shpenzimeve qeveritare në Shqipëri ishte 11% ndërsa mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian ishte 10.2%.

Për “Shëndetësinë”, diferenca me Bashkimin Europian është më e madhe. Mesatarja e shpenzimeve për shëndetësinë në BE është 15.3% e totalit, ndërsa në Shqipëri vetëm 10% e totalit të shpenzimeve qeveritare shkojnë për shëndetësinë.

Një funksion tjetër me diferencë është Rendi dhe Siguria Publike. Mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian për këtë funksion është 3.7% e totalit të shpenzimeve qeveritare, ndërsa në Shqipëri ky funksion sipas të dhënave të marra nga MFE zinte 6% të totalit të shpenzimeve qeveritare.

Shënim: Shpenzimet funksionale të qeverisë janë sipas klasifikimit COFOG (Classification of the Functions of Government). Prej vitit 2007 ky klasifikim është në 10 grupe shpenzimesh funksionale. Monitor

Tags: BEfondetshqiperiavarferia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.