Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kokaina, kush qëndron pas? Ministri Xhafaj me dy qëndrime, operacioni vijon

03/03/2018
Kokaina, kush qëndron pas? Ministri Xhafaj me dy qëndrime, operacioni vijon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy ish prokurorë të Përgjithshëm kanë marrë në mbrojtje dy të arrestuarit e vetëm të ngarkesës me 613 kilogramë kokainë.

Si avokati Maksim Haxhia edhe avokati Petrit Serjani, pretendojnë se klientët e tyre, njëri shofer dhe tjetri menaxher në kompaninë “Arbri Garden” janë punonjës të thjeshtë të paguar me rroga deri në 25 mijë lekë në muaj, ndërkohë që tarifat e këtyre avokatëve janë 10 herë më të larta në ditë se paga mujore e klientëve.

Në kohë të ndryshme, të dy ish prokurorët e përgjithshëm kanë përfaqësuar personazhe të njohur, ku vetem së fundmi rezulton se avokati Petrit Serjani ka qenë mbrojtes në gjyqin “Xibraka”, i koduar me këtë emër sipas vendit ku u zbulua laboratori i kokainës në të cilin u arrestuan në flagrance edhe dy kolumbianë.

Por pavarësisht se avokatët pretendojnë në pafajësinë e dy 25-vjeçarëve të arrestuar, prokuroria ka dyshime të forta se të dy ata kishin dijeni, njëri për transportin dhe tjetri kishte detyrë të ndiqte lëvizjet e kamionit derisa të boshatisej ngarkesa me banane. Prokuroria thotë se ka regjistruar procedimin në datën 27 shkurt , pikërisht pak orë përpara se të kryhej ndërhyrja policore, ndërkohë që nuk jepen detaje nëse dy të rinjtë janë përgjuar apo jo më herët.

Pavarësisht të shpallurit në kërkim Arber Çekaj i cili mësohet se është në Gjermani, grupi i hetimit nuk di të shpjegojë se kush fshihet pas ngarkesës prej 613 kilogramë kokainë ashtu siç nuk mund të thotë nëse firma “Arbri Garden” ka sjellë apo jo herë tjetër drogë në Shqipëri . Ajo që mund të thonë autoritet shqiptare deri më tani është këmbëngulja e tyre se operacioni është zhvilluar me meritën e policisë dhe doganave.

Por nga ana tjetër rezulton se vetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i tregoi të huajt si pjesë e operacionit. Në llogarinë në Twitter ministri Fatmir Xhafaj tha se superaksioni është kryer në bashkëpunim me agjencitë e tjera vendase dhe të huaja.

Por përfshirja e të huajve siç mund të jenë agjencia amerikane DEA apo edhe vënia në dijeni për ngarkesën e dyshimtë edhe nga autoritetet doganore të portit të Livornos u mohua brenda të njëjtës ditë.

Brenda një kohe të shkurtër vetë ministri i Brendshëm ka shtuar në Tvvitter se ky super operacion është zhvilluar nga policia e shtetit dhe hetimi doganor , ndërkohë që mohohen të huajt.

Pa i prekur meritat dhe profesionalizmin e policisë shqiptare dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda, pyetja e parë është a mund të bëhen lapsuse të tilla për goditjen e një rrjeti ndërkombëtar trafikantësh që ju bllokohen në Shqipëri 613 kilogramë kokainë.

Një rrjet që ka aktualisht vetëm dy të arrestuar dhe tre të kërkuar mes tyre edhe kreun e kompanisë “Arbri Çekaj”. Tashmë që thuhet se është kërkuar bashkëpunimi i të huajve, a është ky operacion anti-drogë në zhvillim dhe çfarë po ndodh në portin e Durrësit. TCH

Tags: 613 kgDurreskokaina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.