Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kriza në Kushtetuese, 20 kandidatë paraqesin dosjen në Presidencë, 1 në Kuvend

23/02/2018
Gjykata Kushtetuese rrëzon si të papajtueshme me Kushtetutën, “Byronë Kombëtare të Hetimit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti ka mbyllur garën për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Burimet pranë këtij institucioni, i thanë Ora News se kanë shprehur interes 20 kandidatë, të cilët kreu i shtetit në bazë të kushtetutës dhe ligjit për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, i referon për vlerësim pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në bazë të procedurës ligjore, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda 5 ditëve nga dita e publikimit të listës së kandidatëve, thërret mbledhjen që shqyrton plotësimin e kushteve dhe të kritereve ligjore nga kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në bazë të ligjit KED, pas vlerësimit të kushteve dhe të kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve nga zhvillimi i mbledhjes, harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçanta, ndërsa presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e saj emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës.

Në rast se presidenti nuk merr vendim brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës ligji parashikon se kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë edhe Kuvendi është në procedurë për përzgjedhjen e një anatari të Gjyktës Kushtetuese, duke lënë një afat deri në 15 mars për aplikantët, por dëri në këto momentë mësohet se interes ka shprehur vetëm një kandidat.

Gjykata Kushtetuse sot ndodhet në ngërç, për shkak të dorëheqjes së disa anëtarve. Trupa e Gjyaktës sot ka 6 gjykatës në detyrë ndërsa vetëm 5 prej tyre janë të mandatar, pasi gjyqtares Vitore Tusha, i ka përfunduar mandati.

Por pavarësisht se institucionet e ngarkuara me kushtetutë kanë nisur procedurat, duket se vettingu do ta mbajë pezull plotësimin e vakancave dhe si rrjedhojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata e lartë prej 16 janarit të vitit 2017, e ka hapur procedurën për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës kushtetuese dhe i ka përcjell KED-së tre emra për vlerësim. Kjo trupë nuk ka marrë vendim pasi ka një interpretim se ky institucion nuk mund të veprojë pa kaluar vetë më parë në vlerësim.

Tags: Gjykata kushtetueseKANDIDATE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.