Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO & EMRI/ Gjykata e shkarkon nga drejtor për shpërdorim detyre, Edi Rama e emëron në krye të INSTAT

23/02/2018
FOTO & EMRI/ Gjykata e shkarkon nga drejtor për shpërdorim detyre, Edi Rama e emëron në krye të INSTAT
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka denoncuar sot, emërimin prej kryeministrit Edi Rama, të drejtorit të INSTAT, të një personi, që Gjykata, më herët e kishte shkarkuar nga një pozicion i ngjashëm, për shpërdorim detyre.

“Emërimet e dyshimta të Edi Ramës në pika kyçe të administratës janë treguesi më i qartë se prapa fasadës dhe propagandës për “bashkëqeverisje me njerëzit e zakonshëm” qëndron tepsia e pushtetit të korruptuar.

Rasti i Erjon Manohasës është tipik për një qeveri që predikon drejtësi, por mbështet dhe gradon ata që kryejnë padrejtësi.

Për këdo që nuk  e njeh, Erjon Manohasa ka qenë, deri para pak kohësh, Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, që menaxhon interesat multimilionere të shëndetësisë. Por drejtori i tepsisë së pushtetit, përfaqësues i PDIU-së, u shkarkua nga detyra me vendim gjykate “për shpërdorim detyre”, sepse dyshohej se firmosi një kontratë korruptive për një laborator hemodialize ne Durrës, që nuk plotësonte asnjë kusht për këtë shërbim jetësor për të sëmurët.

Sot, sërish si pjesë e tepsisë së pushtetit, drejtori i shkarkuar Erjon Manohasa është emëruar sërish drejtor. Ai do të jetë në krye të Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave. Thënë ndryshe, të dhënat statistikore që Bashkimi Europian do të marrë nga Shqipëria janë në përgjegjësinë e të njëjtit drejtor që u hoqi të sëmurëve të drejtën e kurimit me hemodializë në spital, duke i detyruar ta bënin atë në një apartament që nuk plotësonte asnjë standard.

Rasti i Erion Manohasës si modeli i zyrtarit të shkarkuar nga gjykata për shpërdorim detyre me dyshime për korrupsion, nxjerr në dritë realitetin që fshihet nga propaganda qeveritare: se tepsia e pushtetit jo vetëm nuk është çuar për skrap, por ajo ka vend për këdo që i shërben pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës”, deklaroi sot, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

Tags: drejtori instatemerimErjon Manohasashkakrimshperdorim detyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.