Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Ministrja Nikolla shkakton kolaps financiar në universitetet publike”

10/02/2018
“Ministrja Nikolla shkakton kolaps financiar në universitetet publike”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarja e Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi denoncoi sot mungesën e pagave për pedagogët  e universitetit publik. Në një  deklaratë nga selia e Partisë Demokratike ajo tha se sot është data 10 shkurt dhe asnjë pedagog dhe staf në universitetet publike, nuk kanë marrë ende pagat.

Deklarata e Vokshit:

Janë 15 mijë familje, të cilave qeveria u ka shkelur kontratat dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ndërkohë, kur qytetarët shkelin kontratat dhe nuk paguajnë dritat dhe ujin përfundjonë në burg. Këtë fat e kanë provuar mbi 38 mijë qytetarë dhe me këtë fat vazhdojnë të kërcënohen çdo ditë nga kryeministri dhe ministrat e tij.

Ministrja e Arsimit dështoi sot të japë përgjigje perse pedagogët nuk janë paguar për punën e tyre. Ndjesa e saj është hipokrite. Ajo lau duart si Ponc Pilati dhe nuk pranoi se ajo është përgjegjësja dhe shkaktarja kryesore e kësaj situate që fakton se ligji i arsimit të lartë ka dështuar.

Për shkak se Ministrja e Arsimit nuk ka nxjerrë qëllimisht aktet nënligjore, që do të lejonin pagesën për mbi 15 mijë pedagogë dhe stafit të administratës së universiteteve publike, ka nga ata pedagogë që kanë kërkuar borxh për të paguar faturat e familjeve të tyre.

Të enjten, në seancën e parlamentit, kam kërkuar që Ministrja Nikolla të raportonte urgjentisht në lidhje me këtë problem, i cili është unikal në llojin e tij në botë, madje edhe për regjimet më autokratike. Por Ministrja në shkelje të përsëritur të Rregullores së Kuvendit, nuk u paraqit në seancë. Njësoj si sot, ajo nuk dha asnjë shpjegim për kolapsin financiar të Universiteteve publike.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156040059589909/

I gjithë sistemi i arsimit të lartë publik është paralizuar prej mungesës së akteve nënligjore, të cilat duhet të ishin miratuar që në prill të 2016. Ky është shpërdorim i qartë i detyrës nga Ministrja e Arsimit, e cila me mosveprimin e saj është subjekt i nenit 248 të Kodit penal për shpërdorim detyre, sepse në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka dëmtuar interesat e ligjshme të 15 mijë shtetasve.

Por nuk është vetëm kaq. Synimi është për të nënshtruar këdo që mund të cënojë pushtetin e tij. Edi Rama po shkatërron të gjithë sistemin arsimor, po përpiqet të vërë nën kontroll artistët, të pengojë të rinjtë të arsimohen, të shkatërrojë trashëgiminë kulturore. Pra të mbajë të nënshtruar elitën dhe rininë. Prej papërgjegjshmërisë së dyshes Edi Rama dhe Lindita Nikolla sot, 15 mijë familje janë pa të ardhurat që ju takojnë me ligj.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshes Rama-Nikolla, sot mijëra të rinj nuk kanë mundësi të arsimohen për shkak të tarifave të rritura.Prej papërgjëgjshmërisë së dyshes Rama-Nikolla, kërkimi shkencor ka ndalur. Përçmimi për elitat ka bërë që prej 3 vitesh në Shqipëri të mos jepen tituj shkencorë.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshës Rama-Nikolla, studentët janë pa karta e nuk marrin dot kredi studentore.Prej papërgjëgjshmërisë së dyshes Rama-Nikolla në asnjë universitet nuk hapen dot degë të reja.Prej papërgjëgjshmërisë së dyshës Rama-Nikolla, rektoratet janë kthyer në burime konfliktesh kompetencash apo edhe fizike.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshes Rama-Nikolla, autonomia e Universiteteve Publike është cënuar rëndë.Partia Demokratike do të jetë në mbështetje të pedagogëve, artistëve, rinisë  për të mos lejuar nëpërkëmbjen e tyre dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Tags: Albana vokshilindita nikollaspagat e pedagogeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.