Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Sisil Gjergji, një shqiptare në korin e të rinjve në Brooklyn

08/02/2018
FOTO/ Sisil Gjergji, një shqiptare në korin e të rinjve në Brooklyn
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ajo ka një zë të mrekullueshëm. Është Sisil Naddeo-Gjergji 13-vjeçarja shqiptare e cila ka spikatur me angazhimin e saj në korin e mirënjohur amerikan të të rinjve “Brooklyn Youth Chorus” në SHBA. Ky kor ka në përbërjen e tij rreth 600 të rinj nga 7 deri në 18 vjeç dhe rreth 30 deri në 60 më të suksesshmit prej tyre shpesh performojnë në skenat më profesionale të Nju Jorkut, Amerikës e ndërkombëtare.

Brooklyn Youth Chorus ka qënë fitues i Grammy Award në 2005, dhe ndër të tjera ka performuar me Orkestrat Filarmonike të Nju Jorkut, Los Anxhelës, si dhe Orkëstrën Sinfonike të Londrës. Po ashtu ka bashkëpunuar me dirigjente ndërkombëtare si Lorin Maazel, Alan Gilbert, James Levine e këngëtare si Barbra Streisand e Elton John. Disa nga skenat më të rëndësishme ku kori ka debutuar janë  Carnegie Hall, David Geffen Hall, Jazz at Lincoln Center në Nju York, Barbican Theatre në Londër, etj.

Më 3 shkurt Sisil këndoi bashkë me korin e shoqëruar nga Orkestra Filarmonike e Nju Jorkut “New York Philharmonic” nën dirigjimin e Joshua Gersen, ndërsa drejtoreshë Artistike ishte Dianne Berkun Menaker, me skenar e regji të Noah Himmelstein nën prezantimin e Terrance McKnight. Vetëm pak kohë më parë ajo interpretoi në “David Geffen Hall” në Lincoln Center në shfaqjen Koncertet e të Rinjve të Filarmonisë së Nju Jorkut “Frymëzime e Tribute”, “Një Prejardhje Afro Amerikane”.

Sisil me nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe shqiptare ka performuar së bashku me korin (Brooklyn Youth Chorus) në Brooklyn Music Academy (BAM),  Tribeca Performing Arts Center etj. Më datë 16 të këtij muaji Sisil do të performoje sërish me korin në një tjetër shfaqje qe titullohet “Amerika Shpirtërore” (Spiritual America) për Symphony Space në Peter Jay Sharp Theater në Lincoln Center.

Tags: brooklynkorisisil gjergji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Prizren/ 80-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti 81-vjeçar

26/08/2026
Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

26/08/2026
Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

26/08/2026
MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Prizren/ 80-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti 81-vjeçar

26/08/2026
Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

26/08/2026
Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

26/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.