FOTO GALERI/ Lezhë, sekuestrohen 1.4 milionë euro pasur një grupi kriminal

FOTO GALERI/ Lezhë, sekuestrohen 1.4 milionë euro pasur një grupi kriminal

182
0
Shares

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2017, ku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë   mbi bazen e materialit referues nga Policia e Lezhës, ka regjistruar procedimin penal  për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, apo të veprimtarisë kriminale” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë që vendosi sekuestro preventive, mbi pasuritë e grupit kriminal .

Ky grup ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:

  • 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
  • 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
  • 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
  • 9 automjete luksoze.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro.

Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:

– P. S., 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;

– V. S., 49 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni;

– A. S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.

Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e identifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY