Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta kundër incenratorit, Kokëdhima: Mafia e shtetit po dhunon popullin në Verri

22/01/2018
Protesta kundër incenratorit, Kokëdhima: Mafia e shtetit po dhunon popullin në Verri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, postoi në profilin e tij në Facebook një foto të dhunës policore ndaj banorëve të fshatit Verri që protestojnë kundër ndërtimit të inceneratorit që do të djegë plehrat shumë pranë shtëpive dhe tokave të tyre. Ai i paralajmëroi policët që të mos bëhen pjesë e dhunës shtetërore ndaj banorëve që kanë të drejtë të protestojnë si dhe ftoi mbështetësit dhe anëtarët e partisë “Zgjidhja” që të bashkoheshin me protestuesit.

Postimi në Facebook

Mafia e shtetit po dhunon popullin në Verri!

Kjo foto është bërë përpara një ore në fshatin Verri. Policia e shtetit është vënë kundër popullit dhe në shërbim të biznesit kriminal të kryeministrit me inceneratorët që do djegin në Shqipëri plehrat e gjithë Europës. Popullsia e komunës së Vajkanit dhe zonave përreth do të shkatërrohet nga ky plan. Prodhimet e tyre blegtorale e bujqësore, nga kjo zonë e ngopur me dioksinë, nuk do të mund të shiten më. Jeta e banorëve është e kërcënuar nga kanceri dhe sëmundje të tjera të shumta.

Ju bëj thirrje policëve të mos vënë dorë mbi banorët dhe të mos i dhunojnë ata, sepse do të mbajnë përgjegjësi shumë të rëndë, shumë shpejt. Policët që do të godasin e dhunojnë banorët do të paguajnë një çmim të lartë. Banorët kanë të drejtë të mbrojnë me çdo mjet jetën dhe pasurinë e tyre. Ata nuk do të jenë vetëm në këtë luftë. Ju bëj thirrje gjithë mbështetësve, simpatizantëve dhe anëtarëve të “Zgjidhja”-s në Shqipëri të solidarizohen me luftën e drejtë të banorëve të zonës dhe të përgatiten për t’ju bashkuar protestës së tyre. Të gjithë shqiptarët janë të rrezikuar! Duke mbështetur e luftuar krah për krah me banorët e Verrisë, mbrojmë jetën, atdheun dhe nderin tonë! Këtë luftë do ta fitojë populli. Grevëthyesit, të shiturit, servilët e tradhëtarët do të humbasin bashkë me qeverinë e mafies së plelrave e të drogës! E paralajmëroj edhe një herë tjetër kompaninë e inceneratorëve të mos ecë kundër vullnetit të popullit se do ta humbasë këtë luftë dhe do të humbasë edhe inceneratorin e Elbasanit! Ta harrojë Fierin dhe Tiranën, qeveria e korruptuar!

#ZgjidhjaKrahPërKrahMePopullin

Tags: inceneratorkoco kokedhimaprotesta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.