Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshon modeli i patentave, ja pamja e re e dokumentit, kur duhet ta keni

02/01/2018
FOTO/ Trafik i madh makinash, bllokohet autostrada Tiranë – Durrës, dorëzohet Policia
Share on FacebookShare on Whatsapp
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, shpalli në fund të vitit 2017 një tender, me vlerë 420 milionë lekë. Drejtori i ri, Arben Isaraj kërkon të blejë 150 mijë patenta të reja, me elementë të rinj sigurie.

 Tpz.al mëson se ky ndryshim vjen si një nga kushtet kryesore të Brukselit, për hapjen e negociatave për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

auto_screenshot-3_1514926872-51932741514927916
Sipas dokumenteve karakteristikat fizike të lejedrejtimit janë sipas standartit ISO 7810. Materiali kartës do të jetë polikarbonat, jo më pak se 4 shtresa, me jetëgjatësi jo më pak se 10 vjet dhe i përshtatshëm për gdhendje dhe personalizim me lazer.

“Në anën e përparme, në krahun e majtë, mbi fotografinë e mbajtësit do të vendoset shenja dalluese e shtetit që e lëshon. Një element oval me ngjyrë të kuqe dhe që në brendësi të tij ka simbolin AL në ngjyrë të zezë. Në anën e përparme, sipër, midis shenjës dalluese të shtetit dhe emrit të shtetit lëshues do të shënohet fjala “LEJEDREJTIMI” e shkruar me gërma të mëdha.

auto_patentataaaa_1514926887-21446321514927918

Poshtë saj do të shkruhet “DRIVING LICENCE”. Në anën e përparme, sipër, në krahun e djathtë do të shkruhet emri i shtetit lëshues “REPUBLIKA E SHQIPËRISË”.

Poshtë saj do të shkruhet “REPUBLIC OF ALBANIA”.

Në anën e përparme në krahun e djathtë do të shkruhet fjala “lejedrejtimi” në gjuhët e Bashkimit Evropian.

Në anën e pasme, sfondi do të përmbajë fjalinë “MODEL I BASHKIMIT EUROPIAN” në gjuhën shqipe dhe angleze.

Të dy anët e lejedrejtimit do të kenë sfond kompleks me elementë kundër kopjimit me skanim dhe printim me efekt ylberi duke përfshirë “guilloche”. Ngjyrat e përdorura duhet të jenë minimalisht 2 dhe nuk duhet të jenë pjesë e ngjyrave primare. Ngjyra bazë do të jetë ngjyra rozë e shoqëruar me blu të hapur.

Në këtë sfond duhet të përfshihet dhe mikrotekst. Harta e Shqipërisë do të vendoset në anën e përparme djathtas me ngjyrë të ndryshueshme në varësi të këndit të shikimit. Në pjesën e pasme, majtas, do të ketë dhe barkod QR që do të përmbajë informacion lidhur me lejedrejtimin përkatës. Përcaktimi i strukturës do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Të dhënat e personalizuara, të mbajtësit të lejedrejtimit, në anën e përparme dhe të pasme të lejedrejtimit mund të lexohen me sy.

Ndërkohë, do të ketë elementë të sigurisë. Patenta do të ketë personalizimin e të dhënave të mbajtësit të lejedrejtimit do të kryhet me gdhendje me laser dhe me reliev. Shkrime të tipit mikrotekst (shkrime të imta të lexueshme me anë të zmadhimit me lupë 10 herë). Do të ketë elementë optikë të ndryshueshëm. Në zonën e fotografisë të mbajtësit të lejedrejtimit, dizenjo e sigurisë e sfondit të lejedrejtimit dhe fotografia duhet të mbivendosen dhe ndërthuren në mënyrë graduale pa konture të dukshme.

Materiali prokat i lejedrejtimit duhet të jetë qartësisht i dukshëm nën rrezet ultraviolet (UV) dhe duhet të përmbajë element të tillë në dy anët e saj dhe i gjithë materiali të reagojë nën këto rreze. Do të ketë element “njolla uji dixhitale në sfond”, element “bojë termokromike” dhe elemente “karaktere, simbole apo dizenjo të prekshme”./TPZ.al

Tags: patentat e reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.