Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Manjani: Vetëm ligji i hashashit të Edi Ramës mund ta shkarkojë Klement Zgurin

16/11/2017
YLLI MANJANI/ A është fajtore LSI për qeverisjen me PS? Padyshim po!

Ylli Manjani

Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste për të shkarkuar kreun e KQZ-së, Klement Zguri. Sipas tij, kryeministri Edi Rama kërkon të largojë Zgurin duke aplikuar ligjin e hashashit, sepse vetëm atë njeh.

Postimi i Ylli Manjanit: Sipas ligjit të shtetit (neni 18 i Kodit Zgjedhor), kryetari dhe anëtarët e KQZ shkarkohen pa ju mbaruar mandati në rrethana tepër të veçanta. Dmth shkarkohet për arsye se janë sëmurë, bien në burg, japin dorëheqje, vdes, kryen veprimtari politike apo dëmton funksionimin e KQZ. Që shkarkimi të bëhet nga Kuvendi, sipas nenit 18 të Kodit Zgjedhor duhet që 5 anëtarë të KQZ të formulojnë një propozim. Pa këtë propozim Kuvendi nuk shkarkon dot asnjë anëtar as kryetar të KQZ. Nga ana tjetër nuk ka ligj që të ndëshkojë kryetarin apo anëtarin për vendime që i merr apo nuk i merr një organ kolegjial. Po të ekzistonte ky ligj, Edi Rama duhet të ishte shkarkuar çdo javë për ato që bën ai dhe qeveria e tij! Ky është ligji i shtetit! Ligji i hashashit ka rregulla të tjera! Te ligji i hashashit funksionon hakmarrja jo arsyeja! Funksionon logjika e të fortit jo forca e llogjikës! Te ligji i hashashit ka të drejtë Rama! Me këto ligje jo Klementin, po çdo kush që nuk i bindet kapos shkarkohet e shtypet si milingonë! Prandaj shkarkimi i mundshëm pa 5 votat e KQZ, justifikohet vetëm nga ligji i Hashashit! Ligj i cili ka hedhur në tuç suksesshëm Kushtetutën e ligjet e shtetit, për fat të keq! Më në fund, por jo për nga rëndësia, nuk mund të mos shpreh se edhe largimi i Denar Bibës nga kryetar ishte i pa ligjshëm! Ajo marrëveshje politike e dy kryetarëve të partive, që nxorri nga fuqia Kushtetutën dhe ligjin e zgjedhjeve, u rrëfeftë! Por, formalisht të paktën Denari dha dorëheqje dhe zëvendësimi ishte formalisht korrekt me Kodin Zgjedhor. Në rastin e sotëm nuk respektohet as ky precedent i vetëm para pak muajsh! Ligji i hashashit duket shumë i fortë! Krye i pandehuri nuk njeh ligj tjetër…

Tags: Edi Ramaligji i hashashitmanjanishkarkimi i Klement Zgurit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

04/09/2026
Zjarr i madh në Kavajë, zjarrfikës nga disa qytete evakuojnë banorët

Zjarri në Levan, 3 të asfiksuar, flakët shtrihen në një hapësirë të gjerë

04/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

04/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.