Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prangosja e gjyqtarit, Prokuroria zbardh rolin e dy sekserëve

11/11/2017
DETAJE/ Si u kap mat gjyqtari Shkëlqim Miri, “e tradhtoi” sekseri në Fushë-Krujë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhet roli i dy seksesëve të prangosur së bashku me gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Alban Buçi dhe Kujtim Miri, ishin fiksuar nga një kamera e sigurisë në qytetin e Fushë-Krujës, ku sipas prokurorisë gjyqtarit të Apelit, iu ishin premtuar 20 mijë euro në ndryshonte kualifikimin e veprës penale ndaj Gentian Dodës.
Prokuroria e Krime të Rënda ka zbardhur rolin e dy sekserëve të arrestuar ditën e premte, së bashku me gjyqtarin e apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Ndërmjetësuesi Alban Buçi, kushëriri i Gentian Dodës, i dënuar me 8 vite burg nga ndryshimi i kualifikimit të vepër nga vrasje me dashje në plagosje të rëndë, i ka dhënë shumën prej 20 mijë eurosh sekserit tjetër Kujtim Miri.
Ky i fundit është kushëriri i gjyqtarit të Apelit të prangosur Shkëlqim Miri. Në banesën e Mirit gjatë kontrollit të policisë u gjet një shumë monetare me vlerë 330 milionë lekë të vjetra. Vetë gjyqtari, nuk ka pranuar të japë hollësira për hetuesit, por ka thënë se paratë ishin të njeriut të afërm, të cilat i kishte lënë në shtëpinë e tij prej pak kohësh. Pasi ishte dorëzuar shuma parave, gjyqtari në muajin qershor të këtij viti, sipas prokurorisë kishte ulur dënimin ndaj Gentian Dodës, nga 20 vite të kërkuar prej akuzës në 8 vite.
Gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë edhe dy prova të tjera që implikojnë gjyqtarin Shkëlqim Miri në marrjen e 20 mijë eurove, për t’i ndryshuar akuzën Dodës. Prova e parë lidhet me pamjet filmike të një kamere sigurie në Fushë-Krujë. Në ato pamje shihet Alban Buçi i cili i dorëzon 20 mijë euro ndërmjetësit tjetër Kujtim Miri.
Por, hetuesit kanë sekuestruar si provë materiale edhe tabulate telefonike dhe mesazhet në rrjtet sociale, ndërmjet gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe kushërin e tij Kujtim Miri. Pritet që ditën e dielë gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri, të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë, ku prokuroria ka kërkuar më herët qëndrimin e tij në burg deri në përfundim të hetimeve. AbcNews.al

Tags: Alban BuciKujtim MirisekseretShkelqim miri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

04/09/2026
Zjarr i madh në Kavajë, zjarrfikës nga disa qytete evakuojnë banorët

Zjarri në Levan, 3 të asfiksuar, flakët shtrihen në një hapësirë të gjerë

04/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

04/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.