Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DENONCIMI/ Një biznesmen i dha makinën ku u gjetën 863 mijë euro Orest Sotës, ja emri…

11/11/2017
DENONCIMI/ Një biznesmen i dha makinën ku u gjetën 863 mijë euro Orest Sotës, ja emri…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emri i pronarit të vërtetë të makinës së Orest Sotës, i cili u kap nga Policia e Elbasanit me 863 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundruese në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri, është publikuar së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha tregon se një gazetar investigativ, ka gjetur pronarin e makinës me të cilën udhëtonte biznesmeni Orest Sota me datë 1 nëntor, ditën kur u ndalua nga policia. Sipas tij, makina është në pronësi të Armand Lilos. “Te dashur miq, gazetari investigativ ka gjetur pronarin e makines, me te cilen udhetonte Orest Sota, qe u ndalua nga policia ne Elbasan duke patur ne makine miliona euro, dy patenta te Sajmir Trafikut dhe Florian Habilajn, shoferin e Saimirit, te cilet u larguan me mbrojtjen e policise duke marre me vehte seicili nga dy çanta te medha plote euro. Pronari i makines se krimit ishte ndertuesi i klienteles qeveritare, Armand Lilo, me precedent plagosjen e djalit te pronarit ku ai po nderton etj. Lexoni shkrimin e gazetarit investigativ”, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Hulumtim/Lidhjet e tjera të Sotës, zbulohet kush është pronari i Range Rover-it Për Orest Sotën është thëënë gjithçka , lidhjet e tij të mundshme me Saimir Tahirin, kompania e ndërtimit, marrja e tenderit si nënkontraktor të komisariati 6, por dhe jeta e tij private, udhëtimet dhe shpejtësia në timon. Por tashmë një detaji i ri del për “timonin”. Megjithëse Orest Sota është që prej datës 1 Nëntor i arrestuar për 3 vepra penale , asnjëherë nuk u bë me dije se në emër të kujt është makina me të cilën udhëtonte dhe në të cilën iu kapën dhe shuma prej 863 mijë eurosh si dhe 2 patentat e lundrimit të Saimir Tahirit. Pas interesimit në prokurori sosneës.al arriti të siguronte një informacion të plotë rreth pronësisë së mjetit . Një burim zyrtar i prokurorisë bëri me dije se automjeti tip “Rang Rover” disponon targën AA718OS , i cili rezulton në emër të kompanisë së një biznesmeni tjetër të rëndësishëm në fushën e ndërtimit të pallateve kryesisht në Tiranë. E më konkretisht të shtetasit 39 vjeçar me origjinë nga Pogradeci dhe banues në kryeqytet, Armand Lilo. Kompanitë e tij objekt të aktivitetit kanë zbatimin, projektim të ndërtimeve civile, ekonomike, punime dheu, sistemim të taracave, prodhime elementësh të parafabrikuara, betoni e beton arme, ndërtime civile e turistike ,rrugesh, vepra arti, hekurudha e kanalizime, punime karperterie, investime ne sektorin e energjetikes . Por se çfarë i lidh konkretisht dy biznesmenët përveç makinës , kjo ende është një enigmë për të cilën prokuroria po punon për ta zbardhur. Kompania e Lilos ndërton kompleksin e pallateve tek ish “Parku i Autobusave”. Armand Lilo është pronari i kompanisë e cila filloi ndërtimin e një kompleksi pallatesh pranë policisë bashkiake në kryeqytet në Shtator. Nisja e punimeve u bë shkak që dhjetra banorë të protestonin për prishjen e lulishtes ku po ngrihen pallatet. Leja e ndërtimit është dhënë në datë 21 Shkurt 2017. 30 Maj 2013 -plagos djalin e pronarit të truallit, pranga ndërtuesit Armand Lilo. Pronari i një kompanie ndërtuese i një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë tentoi dje të vriste djalin e pronarit të sheshit të ndërtimit, për shkak të një debati për motive pronësie. Policia thotë se shkak i konfliktit ka qenë një garazh. Punimet që po kryente në një garazh në katin e parë të pallatit janë konsideruar “pa leje” nga ana e ndërtuesit, dhe për këtë arsye ka nisur një konflikt i ashpër deri në përdorim armësh zjarri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e e datës 29 Maj në afërsi të Yzberishtit në kryeqytet dhe në konflikt janë përfshirë ndërtuesi Armand Lilo, miku i tij Ervis Nakja dhe babë e bir, pronarë të truallit ku ishte ndërtuar pallati, Adriatik e Edlir Bello, përkatësisht 57 e 22 vjeç. Burime nga Policia sqaruan se fillimisht ndërtuesi Lilo dhe bashkëpunëtori i tij Nakja kanë rrahur, duke e goditur me grushte Adriatik Bellon, pronarin e truallit, i cili po kryente punime në një pallat. Më pas kanë qëlluar në armë në drejtim të tij, por aty ndodhej edhe djali i pronarit, Edlir Bello, i cili ka mbetur i plagosur. Shërbimet e Komisariatit Nr.6 dhe oficerët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ndaluar dy të dyshuarit si autorë, Armand Lilon dhe Ervis Nakjen.

Tags: Armand LiloberishaDenoncimidhurate e biznesmenitmakina e Orest Sotes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.