Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja kush është Gentiani që pagoi gjyqtarin 300 milionësh, Shkelqim Miri

10/11/2017
Ja kush është Gentiani që pagoi gjyqtarin 300 milionësh, Shkelqim Miri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në orët e mesnatës policia arrestoi gjyqtarin Shkelqim Miri, të cilit ju gjet në banesë shuma prej 300 milonë lekësh. Prokuroria kishte rreth 1 vit që po hetonte për dyshimet për korrupsion rreth gjyqtarit Miri. Sipas grupit të hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997. Ai ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje.
Ndërkohë shtetasi i akuzuar për vrasjen quhet Gentian Doda, i cili njihet si “kundërshtar” i famijles ‘Dedja’. Policia është vënë në lëvizje ne kerkim te tij pas ndalimit të gjyqtarit. Doda akuzohet per korrupsion pasi dyshohet se eshte ai qe ka dhene shumen e majme, në mënyrë që gjyqtari te ndryshonte akuzen.
NGJARJA:
Në korrik të vitit 2016, prokuroria e Matit ka kërkuar dënimin me 20 vjet burgim për Gentian Dodën, i ekstraduar nga SHBA në 2012. Ai ishte i akuzuar për vrasjen e Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997. Autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Përpasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera. Në vitin 2010, në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte. Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vdekur aksidentalisht Asllan Gjoka. I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’u tregojë familjarëve se kush e kishte qëlluar, duke identifikuar Gentian Dodën. Menjëherë pas krimit, i pandehuri është larguar jashtë Shqipërisë dhe është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Pas ekstradimit, i akuzuari kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale.

Tags: 20 milioneGentian Dodagrupe rivaleShkelqim mirivrasje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

14/08/2026
Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

14/08/2026
VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

14/08/2026
Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.