Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Kujdes kur blini online! Ja meksikani që mashtron shqiptarët me shitjen e makinave

02/11/2017
FOTO/ Kujdes kur blini online! Ja meksikani që mashtron shqiptarët me shitjen e makinave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të blesh online është një lehtësi e madhe sot, por po me kaq lehtësi edhe mund të të vjedhin.
Dhjetëra shqiptarë kanë rënë pre e një mashtruesi ndërkombëtar, që me gjasë është një meksikan, i cili ofron makina në një kompani të tregtimit online. Por që pas pagesës, klientit nuk i përgjigjet më askush.
Dhjetëra qytetarë shqiptarë po bien pre e mashtrimeve nga kompani fantazmë, që ofrojnë shitjen e automjeteve online nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I tillë është dhe rasti i kompanisë autobrandnet.com, viktimë e së cilës kanë rënë shumë qytetarë, kryesisht nga Tirana dhe Durrësi, vetëm gjatë muajve të fundit gusht – shtator.
“Njerëzit hyjnë në website autobrandnet.com kërkojnë të blejnë një makinë, bëjnë pagesë bankare nëpërmjet dokumenteve dhe makina nuk ju vjen. Është një shtetas meksikan, që fshihet pas këtij website”.
Alban Kosova, ekspert teknologjie na shpjegon rastin e një qytetari nga Tirana, që në gusht u mashtrua për blerjen e një mjeti Volkswagen Passat të vitit 2012.
“Në rastin konkret ka bërë 4 200 dollarë parapagesë me bankë, çmimi real i makinës ishte diku te 9 000 dollarë”.
Por si funksionon realisht skema e mashtrimit nëpërmjet vjedhjes së të dhënave dhe informacionit nga agjencitë serioze të shitjes së makinave.
“Marrim rastin e një makine të përdorur Porche të viti 2015, që tek autobrandnet.com shitet 24 900 dollarë, e njëjta makinë ndodhet tek website i besuar, me vlerë 92 mijë dollarë dhe është në ankand, për të cilën shumë persona mund të japin ofertë dhe nuk mund ta blejnë. Ndërsa tek autobrand, me foto të vjedhura të tregon se mund ta blesh direkt, ndërsa realisht mund ta blesh vetëm në ankand”.
Kosova tregon se kanë mundur të shpëtojnë nga mashtrimi disa klientë, të cilët pasi kishin bërë veprimet paraprake, janë paraqitur tek shoqëria e tij, për të siguruar transportin.
Sipas tij, shqetësues është fakti që qytetarët, për arsye të ndryshme, nuk denoncojnë në polici raste të tilla mashtrimi, me shuma të mëdha monetare. KlanPlus

Tags: blerje onlinemashtrim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.