Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRËFIMI/ Pogradec, përdhunimi i minorenes, e bija mbron të atin e akuzuar

16/10/2017
Vlorë, 17-vjeçari i hyn në shtëpi “në pik të mëngjesit” dhe tento të përdhunojë minorenen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një histori përdhunimi ka tronditur fshatin Velçan të Pogradecit dhe mbarë opinionin publik. Vajza 15 vjeçe është në muajin e 8 të shtatzënisë, por vetëm tani ka denoncuar se me të është abuzuar seksualisht nga një bashkëfshatar. Përdhunimi, sipas dëshmisë së adoleshentes në polici, ka ndodhur gjatë muajit mars të këtij viti në banesën e saj. Përdhunimi është zbuluar vetëm pasi vajza është paraqitur tek infermierja e fshatit, sepse kishte dhimbje barku. Edhe pse 15-vjeçarja shkonte në shkollë, ajo ka arritur ta mbajë të fshehtë një fakt të tillë dhe siç thotë, e ka bërë për shkak se kishte frikë dënimin nga opinioni i fshatit dhe nga babai.
Por akuzat e së miturës jo vetëm që janë konsideruar si të pavërteta nga 55-vjeçari Ligor Biba, i cili gjatë deklarimit të tij në polici e ka cilësuar këtë një trillim, por hidhen poshtë edhe nga vetë familjarët e tij.
Vajza e autorit të dyshuar, Valbona Biba, shprehet se me familjen e vajzës dhe me vetë atë kanë pasur marrëdhënie të mira fqinjësie dhe se shpesh i kanë ndihmuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat ata ndodhen. Më poshtë intervista e plotë dhënë për Panoramën.

Si e mësuat ngjarjen?
Ishim në shtëpi kur erdhi policia dhe kërkoi babain, e arrestuan dhe më pas mësuam se bëhej fjalë për një përdhunim. U shokuam të gjithë, na sqaruan më vonë se për kë bëhej fjalë.

A besoni se babai juaj e ka përdhunuar të miturën?
As që bëhet fjalë. Babai im është një njeri i urtë dhe i ndershëm, jo vetëm që nuk e ka përdhunuar, por as ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Çfarë thonë janë fjalë dhe akuza kot, babai im është njeri i rregullt. Ne me ata që e akuzojnë madje kishim hyrje-dalje familjare, i respektonim si fqinjë dhe i ndihmonim se ishin në kushte të vështira ekonomike. Është absurde që e akuzojnë tim atë. Edhe ai vetë na e tha që nuk e ka bërë diçka të tillë dhe unë e besoj.

A keni pasur kontakt me familjen e vajzës?
Para se të arrestohej im atë, babai i saj ndodhej në shtëpinë tonë, e kishim thirrur se po nxirrnim rakinë. E merrnim sa herë kishim diçka për t’i dhënë, ndonjë ushqim a diçka tjetër, se na vinte keq dhe ja tani na dolën me një histori të tillë. Është e turpshme që emri i babit tim të përbaltet për diçka të tillë, nuk di ç’të them.

Po tani si do të veproni?
Tani do të presim të dalë e vërteta, jam e sigurt që babai im nuk ka lidhje me këtë gjë dhe po e mbajnë të arrestuar padrejtësisht. Se dikush ngrihet e nxjerr një gënjeshtër, nuk do të thotë që duhet të vuajnë njerëz të pafajshëm. Madje edhe mami im e kishte pyetur vajzën, sepse ishin hapur fjalë që ajo ishte shtatzënë. E kishte pyetur si vajzën e saj, por ajo ia kishte mohuar dhe i kishte thënë se këto fjalë ia kishin hapur dy vajza nga fshati, sepse e kishin inat. Le ta gjejnë organet cila është e vërteta dhe me kë e ka ajo fëmijën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.