Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-kryeministri Berisha feston ditëlindjen: Miq, sot 73 vjeç! Hyra në vitin e katërt të vjeshtës time si pranverë!

15/10/2017
Ish-kryeministri Berisha feston ditëlindjen: Miq, sot 73 vjeç! Hyra në vitin e katërt të vjeshtës time si pranverë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dita e sotme është një ditë e shënuar në familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ai feston 73-vjetorin e lindjes. Berisha ka lindur më 15 tetor të vitit 1944 në Viçidol, e pavarësisht viteve vijon të mbetet një ndër politikanët më aktivë në politikën shqiptare. Përmes një statusi të shpërndarë në Facebook ai falenderon familjen dhe të gjithë ata që e mbështesin.

Sali Berisha
“Miq, sot 73 vjeç! Hyra ne vitin e katert te vjeshtes time si pranvere! Mirenjohje te pakufishme per familjen time dhe te gjithe ju. Lavdi Zotit! Paçi bekimin e Tij! sb”

KUSH ESHTE SALI BERISHA
Sali Berisha lindi më 15 tetor 1944 në Viçidol, (Shqipëri) aktualisht është deputet në Kuvendit të Shqipërisë. Njihet si presidenti i parë i Shqipërisë i zgjedhur nga një parlament i zgjedhur me zgjedhje të lira demokratike në vitet 1992-1997. Sali Berisha ishte mjek kardiolog, profesor universiteti dhe kërkues shkencor, kur hyri në politikë si udhëheqës i opozitës anti-komuniste që filloi në vitin 1989. Në vitin 1967 ai përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Më vonë ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent / profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës. Gjatë viteve 1970, Sali Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë muajore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për hemodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve evropianë. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjioze në Evropën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.

Tags: berishaditelindjeurim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.