Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, rindërtohen 10 minutat e fundit para masakrës

13/10/2017
DETAJE/ Kush është rivali i Aldo Bares i shpallur në kërkim për atentatin e djeshëm në Lushnjë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy ditë pas masakrës së ndodhur në Lushnje ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 10 të tjerë, ABC News arrin të sigurojë skemën e atentatit dhe veprimet e bëra gjatë 10 minutave të fundit para krimit nga atentatorët dhe viktimat e tyre.

ABC News rindërton 10 minutat e fundit përpara atentatit të së mërkurës në Lushnje, ku gjetën vdekjen Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosen 2 persona te tjerë.
Çdo gjë rezulton se ka qenë e menduar mirë nga dy atentatorët e dyshuar të ngjarjes, Laert Haxhiu dhe shoku i tij Orges Bilbili.
Në këtë përfundim ka dalë grupi hetimor, pasi 10 minuta para se të ndodhte vrasja e dyfishte dhe plagosja e dy personave të tjerë, viktimat ishin pare së bashku me disa persona të tjerë jashtë ambienteve të lokalit, duke qëndruar në këmbë. Bashkë me grupin ishte edhe Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por pak momente para krimit ky i fundit kishte lëvizur për të shkuar tek berberi.
Dyshimet kryesore për prokurorinë e Lushnjes janë se dy atentatorët Haxhiun dhe Bilbilin dikush mund t’i ketë njoftuar për vendndodhjen e kundërshtarëve dhe praninë e tyre në kafenë në lagjen “Loni Dhamo”.
Sipas grupit hetimit, Laert Haxhiu, fillimisht ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku po qëndronin viktimat Latifi e Hoxha dhe i plagosuri Xhepaxhiu. Pasi i qëllon me breshëri automatiku dy të rinjtë, trupat e të cilëve u gjendën shumë pranë një automjeti tip Fiat “Punto” në pronësi të Xhulio Shkurtit, Haxhiu futet brenda lokalit.
Ky ka qenë momenti ku shumë dëshmitarë okularë, kanë shquar autorin e dyshuar të asaj masakre, si Laert Haxhiu.
Por ngjarja nuk përfundoi me kaq.
25 vjeçari, duke menduar se brenda lokalit gjenden pjesëtarët e tjerë të grupit, nxiton drejt tij. I dyshuari Laert Haxhiu së bashku me mikun e tij Orges Bilbili kanë hyrë brenda lokalit, mesa duket me qëllimin për të vrarë Xhulio Shkurtin e Saimir Xhelilin. Në ato momentin Zamir Latifi, i cili kishte mbetur i plagosur ka qëlluar me pistoletë në drejtim të atentatorëve, por pa rezultat. Me të dalë nga lokali, si kundërpërgjigje, mbi trupin e Zamir Latifit dy autorët derdhën 35 plumba pohojnë hetuesit.
Dëshmitarët saktësojnë se ngjarja mund të kishte marrë të tjera përmasa nëse nuk do të kishin mbaruar plumbat e automatikut 25-vjeçarit Laert Haxhiu. Kamerat e sigurisë nuk kanë mundur të fiksojnë të gjithë ngjarjen, ndërsa krimi makabër ndodhi shumë pranë komisariatit të policisë Lushnjë.
Pas ngjarjes, atentatorët që mendohen të kenë qene tre veta, dogjën automjetin në aksin Lushnje – Berat, duke u bërë që prej së mërkurës personat më të kërkuar në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rezoluta e PPE mbështet protestën qytetare, Rama po financon luftën ndaj saj

Berisha: Rezoluta e PPE mbështet protestën qytetare, Rama po financon luftën ndaj saj

01/07/2026
Rama i jep falas afro 90 ha tokë në Vlorë, aktorit turk të telenovaleva të Klan-it

Rama i jep falas afro 90 ha tokë në Vlorë, aktorit turk të telenovaleva të Klan-it

01/07/2026
Goditet me grusht Ilir Demaliaj në Tiranë, autori shpallet në kërkim

Goditet me grusht Ilir Demaliaj në Tiranë, autori shpallet në kërkim

01/07/2026
Nisin përgatitjet finale për koncertin e Kanye West në Tiranë

Nisin përgatitjet finale për koncertin e Kanye West në Tiranë

01/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rezoluta e PPE mbështet protestën qytetare, Rama po financon luftën ndaj saj

Berisha: Rezoluta e PPE mbështet protestën qytetare, Rama po financon luftën ndaj saj

01/07/2026
Rama i jep falas afro 90 ha tokë në Vlorë, aktorit turk të telenovaleva të Klan-it

Rama i jep falas afro 90 ha tokë në Vlorë, aktorit turk të telenovaleva të Klan-it

01/07/2026
Goditet me grusht Ilir Demaliaj në Tiranë, autori shpallet në kërkim

Goditet me grusht Ilir Demaliaj në Tiranë, autori shpallet në kërkim

01/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.