Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Durrës, pranga tutores 57-vjeçare dhe prostitutës 49-vjeçare

13/10/2017
Paguajnë dy prostituta në Sarandë, dy shokët surprizohen më pas
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy gra, njëra 49 dhe tjetra 57 vjeç janë vënë në pranga nga policia e Durrësit për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Gratë e ndaluara janë me iniciale S. S., 57 vjeçe dhe T. T., 49 vjeçe, të dyja banuese në Durrës dhe u kanë në kuadër të operacioni “Iris”.
Operacioni u finalizua dje pas një pune hetimore 2-mujore me metoda speciale nga ana e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Të dyja gratë janë kapur në flagrancë në ambientin ku ushtronin prostitucion brenda qytetit të Durrësit.
Policia thotë gjithashtu se është dokumentuar se shtetaset e mësipërme kanë ushtruar prostitucion dhe kanë shfrytëzuar edhe femra të tjera për prostitucion kundrejt një pagese të caktuar.
Në ngarkim të shtetaseve të mësipërme Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shtetases S. S., parashikuar në nenin 114/1 të Kodit Penal.
• “Prostitucion” në ngarkim të shtetases T. T., parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.

Neni 113
Prostitucioni
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 01. 03. 2012, neni 12)
Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 114
Shfrytëzimi i prostitucionit
(Ndryshohet titulli dhe shfuqizohet paragrafi II me ligjin nr. 8279, datë 15. 01. 1998, neni 2; ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 02. 05. 2013, neni 28)
Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet me të mitur, ndaj disa personave, me persona me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie, krushqie, kujdestarie, apo duke përfituar nga raportet zyrtare, ose kryhet në bashkëpunim apo më shumë se një herë, ose nga persona të ngarkuara me funksione shtetërore dhe publike, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.