Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DENONCIMI/ Lali Eri i bllokon llogarinë, saga e qytetares për zgjidhjen e problemit

13/10/2017
DENONCIMI/ Lali Eri i bllokon llogarinë, saga e qytetares për zgjidhjen e problemit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Manushaqe Toromani, një qytetare nga Tirana, tregon në emisionin “STOP” odisenë e saj me llogarinë e bllokuar bankare, për shkak të një detyrimi tatimor të vitit 2012.

Edhe pse paguan shumën e prapambetur, Manushaqja endet sa në Gjykatën Administrative, atë të Shkallës së Parë dhe Apelit, duke iu rikthyer sërish këtyre institucioneve, që të vërtetojë me shkrim se nuk ka më detyrime e pengesa.

Vetëm pasi iu drejtua emisionit “Stop”, Manushqja, e shoqëruar nga gazetarja, arriti të zgjidhë problemin e saj, pas një sage të vërtetë nëpër zyra. Në fund ajo çlirohet nga detyrimi në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

“Jam Manushaqe Toromani, banuese e qytetit të Tiranës. Problemi im është me Drejtorinë e Taksave të Bashkisë. Paga ime kalon në “Tirana Bank”, futa kartën për të marrë lekë, nuk më dilte llogaria. Shkoj në bankë, më thonë që të ka ardhur një bllokim nga bashkia për disa detyrime të vitit 2012.”

Denoncuesja rrëfen të gjithë kalvarin e gjatë të endjeve të saj në Bankë, Gjykatën Administrative, Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, Gjykatën e Shkallës së Parë, Bashkinë e Tiranës, Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Shkallës së Dytë, vetëm e vetëm për të vërtetuar se nuk më detyrime. Por ende nuk i është zhbllokuar llogaria e saj bankare, duke “e mbajtur peng” nëpër institucione.

Gazetarja e emisionit “STOP” dhe Manushaqe Toromani iu drejtuan Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, për të pyetur se përse po sorrollatet ende për një detyrim tatimor të vitit 2012.

Qytetarja – Thuhet që janë thjeshtuar gjërat. Çfarë është kjo lodhje kështu?

Punonjësja – Cfarë ke dashur të të hiqen … nuk është lodhje. Tani, që të të hiqet shuma e kamatë vonesave, duhet ky vërtetim (nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë) ose do të presësh sa të hiqen nga Komisioni.

Punonjësja – Mos e merrni kaq të thjeshtë! Nuk e lë dot njeri, si t’ia heqi! Ajo (specialistja e çështjes), duhet ta ketë në dosje, t’i kopsisë të gjitha gjërat.

Qytetarja – Ju më thatë: hajdeni merrni urdhërin (e zhbllokimit), në atë moment doli një urdhër tjetër (vërtetimi nga tjetër gjykatë).

Punonjësja – Po pra!

Punonjësi – Kjo me një fjalë, Gjykata e re … mu këtu është hyrja, edhe këtu vete e merr (vërtetimin).

Qytetarja – Ç’është gjithë kjo lodhje more, ç ‘është gjithë kjo…? Po ju më çuat tek Gjykata e Apelit, shko tek Gjykata e Apelit…

Punonjësi – Jo, do të vesh ta marrësh atje! (Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë)

Denoncuesja shkoi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të marrë një vërtetim nëse është dënuar nga kjo gjykatë  me vendim të formës së prerë për fatura tatimore apo evazion fiskal. Një vërtetim tjetër u mor për t’i provuar DPTTV-së se Manushaqe Toromani nuk ka çështje penale

Qytetarja – Mora vërtetimin (nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë), se më lodhët. Më shkatërruat. Tani, më duhet urdhri i zhbllokimit për në bankë.

Punonjësja – S’do e marrësh dot sot. Sot do të bëhet si ankesë, nesër do të marrësh urdhrin e zhbllokimit.

Dy ditë më pas denoncuesja mundi të marrë urdhërin për zbllokimin e llogarisë bankare dhe për këtë falenderon emisionin “STOP”. TVKlan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.