Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lirimi i bandës së drogës, KLD nis hetimin ndaj gjyqtarit

12/10/2017
Lista e zezë e Naços, pse mungon një gjyqtare!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimet në Gjykatën e Vlorës ndaj vendimit të gjyqtarit Arqile Basho dhe mënyrës sesi ai liroi një të arrestuar për pesë tonë drogë. KLD i kërkon gjykatës si është hedhur shorti pasi gjyqtari që kishte dhënë masën me burg është zëvendësuar. Por të gjithë të dyshuarit për 15 tonë drogë, tashmë janë të lirë. Rakip Arapaj, i dyshuar për prodhim të mbi pesë tonëve hashash dhe mbajtje të dy armëve nuk është i vetmi që ka fituar lirinë nga gjykata. Siç thotë Prokuroria, pas operacionit të bujshëm në Drithas Llakatund, gjatë të cilit u bllokuan 15 tonë drogë dhe u arrestuan nëntë persona, nuk ka mbetur asnjë i dyshuar në paraburgim. Siç rezulton e provuar fillimisht të parët që u kthyen në shtëpi janë kryeplaku i fshatit dhe më pas edhe inspektori i policisë së zonës. Më pas kanë fituar lirinë në heshtje babë e bir, Myzafer dhe Ervin Tushaj, për të cilët u tha se kishin grumbulluar gati nëntë tonë hashash në banesën e bashkëfshatarit të tyre. Por gjykata e gjeti të pabazuar në prova pretendimin se ata duhet të ishin pronarët e ngarkesës, ashtu sikurse edhe në episodin e fundit, për të cilin dyshohej si pronar i pesë tonëve Rakip Arapaj. Prokuroria ka apeluar vendimet me arsyetimin se në të dyja rastet përderisa banesat ishin afër shtëpive të të dyshuarve, ata janë poseduesit e ngarkesave që ishin magazinuar në fshat. Nuk dihet nëse edhe pas këtij lajmi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të hapë proces verifikimi për gjykatësit e tjerë të Vlorës. Kreu i saj tha të mërkurën për Top Channel se trafikantët kishin çarë rrjetën e gjykatës, por mesa duket çarjet paskan qenë më shumë sesa një. /TCH/

Tags: gjyqhetimKld

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.