Një i moshuar ka rënë pre e një grabitje të dhunshme. Nën kërcënimin e armëvë tre persona të maskuar i kanë hyrë në banesë dhe i kanë grabitur sendet me vlerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e natës në qytetin e Vlorës, në lagjen “1 maji”.
Mësohet se në banesë ka qënë shtetasi R.O., 81 vjeç së bashku me bashkëshorten e tij shtetasen S.O., 75 vjeçe. Në shtëpinë e të moshuarit, janë marrë një shumë e konsiderueshme parash, dy aparate celular dhe bizhuteri të shumta.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve.





