Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar sot pas kerkeses per deshmi te Berishes ne gjyqin e Shullazit.
Deklarata:
Saimir Shullazi dhe Emiliano Tahiri në sintoni të plote me njëri tjetrin kërkojnë deshminë e Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk është rastësi por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet ku janë përfshirë së bashku. Ti kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t’i kërkosh të luftojë vetveten.





