Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një ditë pas aksidentit të rëndë në Torovicë – Dëshmitari rrëfen 20 sekondat e tragjedisë

08/10/2017
Një ditë pas aksidentit të rëndë në Torovicë – Dëshmitari rrëfen 20 sekondat e tragjedisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shenjat në vendin e ngjarjes tregojnë qartë forcën që ka pasur shkëmbi që u shkëput nga mali ditën e djeshme duke ju marrë jetën dy vëllezërve dhe gruas shtatzënë.
Nga hetimet rezulton se shkëmbi ka rënë nga lartësi prej 200 metrash dhe pasi ka goditur makinën, ka përfunduar në parcelën aty pranë.
Një dëshmitar, banor i Torovicës rrëfen ngjarjen, teksa thotë se gjithçka ka ndodhur në harkun e pak sekondave.
“Tani që ka rënë shi është zbutur toka dhe ka ra. Kam qenë tek ura kur e kam parë, punë 10 – 20 sekondash nuk ka bërë me ra guri prej atje dhe këtu. Ka pas marrë drejtimin (djathtas) por e devijoi lugina dhe erdhi këtu (majtas). Menduam se ra tërmet në lagje të re, aq forcë kishte. Te gurorja është rrezik”.
Banorë të zonës thonë rënia e gurëve në trasenë e rrugës është e vazhdueshme, por raste të kësaj natyre nuk ka pasur asnjëherë. Sipas tyre kjo vjen nga dëmtimi që i është bërë bimësisë së malit.
Shefi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës, Ndrek Mhillaj, thotë se së bashku me ekspertët e gjeologji-minierave po monitorohet e gjithë zona dhe më pas do dilet në një konkluzion për rrezikun që mund të kenë shkëmbinjtë përgjatë malit.
“Po shikojmë dhe monitorojmë zonën për arsye e shkëputjes së këtij shkëmbi dhe të disa të tjerëve siç po e shikoni dhe vetë dhe përfundimisht do të dalim në një konkluzion dhe do të shprehim se çfarë ndërhyrjesh emergjente duhet të bëhen në këtë zonë për të shmangur këto aksidente dhe incidente që mund të ndodhin”, shprehet Ndrek Mhilaj.
Ngjarja tragjike që ju mori jetën tre personave ndodhi pasditen e së shtunës në aksin rrugor Balldre – Torovicë, teksa fuoristrada ku udhëtonin viktimat o godit nga një shkëmb që u shkëput nga mali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.