Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zyrtari i lartë i Policisë: Kemi dijeni për 4 klanet kriminale, ja dosjet për të cilat do të rihapim hetimet

02/10/2017
Zyrtari i lartë i Policisë: Kemi dijeni për 4 klanet kriminale, ja dosjet për të cilat do të rihapim hetimet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtuesi i lartë i Policisë, Niko Brahimaj, i ftuar në Top Story ka pranuar se policia ka informacion për katër klanet dhe 20 grupet kriminale për të cilat foli sot ambasadori amerikan, Donald Lu.
Brahimaj tha se për këto grupe ekzistojnë dosje në polici, por ai refuzoi të jepte detaje të tjera për shkak
“Policia ka dosje të këtyre karaktereve. Nuk mund të jap më shumë detaje. Në shumë nga këto dosje ka produkt të mirë për t’ia dhënë prokurorisë së krimeve të rënda”, tha Bahimaj.
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit deklaroi se në dosjet që ka në hetim policia janë edhe disa nga emrat e përmendur nga Ambasadori Donald Lu në deklaratën e fortë që bëri po këtë të hënë.
“Policia ka dosje ku dyshohet se janë të përfshirë personat e përmendur nga Donald Lu. Unë nuk mund të flas më shumë për arsye hetimore”, tha Niko Brahimaj.
Drejtori i Krimeve të Rënda thotë se një pjesë e krimeve në vend lidhen drejtpërdrejtë me trafikun e hashashit të kultivuar në vend, ndërsa tha se një pjesë e dosjeve të vrasjeve të bujshme të mbetura pa autor do të rihapen.
“Ne do të merremi edhe me dosjen e ish-deputetit Xhindi, që do të rihapet. Edhe me dosjen Santo, edhe me dosjen e oficerit të policisë, edhe me dosjen e gjyqtarit e të tjerë e të tjerë”, u shpreh ai.
“Zullumi është trashur shumë dhe litari i lidhjes është drejt këputjes. Policia është tejet e përgjegjshme për të kryer detyrat. Prokuroria e Krimeve të Rënda na ka mbështetur dhe kjo do të vazhdojë”, deklaroi ai.
Sipas Brahimajt, viti 2016 nuk është viti me më shumë problematika sa i takon kriminalitetit.
“Ka pasur probleme të mëdha edhe në 2011 dhe në 2009, por tani litari tani po pritet dhe po shkon në fund”, u shpreh ai.
Drejtori i policisë foli dhe në lidhje me përplasjen e makinës së zv/drejtorit të policisë në Elbasan nga një ‘Audi’ i blinduar duke e ka cilësuar si veprim të duhur reagimin e forcave të policisë atë natë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026
Presidenti i Republikës shpall listën e konkurruesve, kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë nis procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, Sadushi ikën

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.